Do marrë fund bota nesër?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 02:52

Interneti është plot thashetheme se bota do të marrë fund, ose të paktën do të transformohet, nesër më datë 21 dhjetor kur përfundon kalendari 5125-vjeçar i fiseve Maya.Në muzeun e arkeologjisë së Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, një ekspozitë synon të sjellë të vërteta lidhur me kalendarin Maya si dhe me perceptimin e kohës nga ana e tyre. Ekspozita Maya 2012 përshëndet vizitorët me imazhe imagjinare të apokalipsit. Loa Traxler, kuratore e ekspozitës dhe specialiste e qytetërimit Maya thotë për VOA: "Asgjë e tillë nuk është parashikuar nga Mayat e lashtë për 21 dhjetorin. Mayat nuk bënë asnjë lidhje mes dukurive dhe cikleve të tyre kalendarike. Ata thjesht pëlqenin t’u jepnin kuptim numrave. Ata krijuan një sistem kalendarik shumë të sofistikuar dhe shumë të përqëndruar tek paraqitja e kontekstit për historitë dhe biografitë e tyre si dhe për ngjarjet e tyre të përditshme. Koha matej me baktunë, që janë cikle prej 400 vjetësh. Baktuni i fundit është duke përfunduar tani. Por kalendari thjesht fillon përsëri. Është si rrugëmatësi i makinës. Numërimi nis nga fillimi."
Ekspozita paraqet më shumë se 150 objekte, duke përfshirë një kolonë që përkujton herën e fundit të rifillimit të ciklit
Sipas një ankete të kohëve të fundit, 2 për qind e amerikanëve janë të shqetësuar prej apokalipsit të popullit Maya. Të tjerët kanë kohë deri më 13 janar për ta parë këtë ekspozitë. - Re.Pu.

 

Comments

Submitted by eni (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Me shqeteson parashikimi per papen e fundit , te 112 - in Pier Romanos. Sipas profecise se Saint Malachy -se , Bota merr fund me Papen e 112....dhe ky qe kemi aktualisht eshte i 111 :-) &nbsp;Deri tani , saint Malachy ka parashikuar sakte te gjithe linjen e Papeve te Romes. E degjova kete informacion te A show i Krastes , nga nje astrolog, por pastaj lexova on line. &nbsp;shqetesuese por shume interesante:-)&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.