"Do manipulojë, do na çojë në gjykata, pastaj do thotë hajde bëjmë negociata"

Postuar në 15 Korrik, 2012 05:48

Edhe Spartak Ngjela është krejt skeptik lidhur me garancitë hipotetike që mund të ofrojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përsëri maxhoranca mund të manipulojë zgjedhjet, ndërsa opozita vetëm mund t’i kontrollojë ato pas numërimit, - thotë Ngjela në një intervistë në Panoramën e sotme.  

"Përsëri Saliu e ka në dorë, sipas asaj që dimë deri tani, që kryetari i KQZ-së në fund votohet me 71 vota. Opozita mori kontrollin absolut pasi është votuar. Kontrolli absolut mbas luftës nuk ka shumë vlerë" – thotë ai dhe më pas parashikon: "Ai (Berisha) manipulon zgjedhjet dhe më pas të çon nëpër gjykata pa mbarim pasi është përcaktuar fituesi. Problemi ishte se opozita nuk duhet t’i linte atij mundësinë të manipulonte. Pra, jemi në këtë ekuacionin: Saliu do t’i manipulojë zgjedhjet, por opozita ka të drejtë t’i kontrollojë ato pas votimit! Por kjo nuk vlen. Sepse të gjithë diktatorët, të gjithë tiranët kështu i kanë manipuluar zgjedhjet dhe pastaj kanë thënë “hajde bëjmë negociata”. Këta i dhanë kompromisin Saliut që përsëri të manipulojë me kusht që unë do ta kontrolloj manipulimin pas zgjedhjeve. Por a mundet të bësh gjë pasi Saliu të ketë marrë zgjedhjet, ti ta mundësh përmes ankimimeve?! Atëherë do të fillojnë negociatat për lëshime territoresh. Është teoria e diktatorëve. Saliu rrëzohet me forcë..."

Dhe më pas flet për petën e emigrantëve në lakrorin e ndyrë të zgjedhjeve shqiptare: "Tri kuti u hapën dhe të tria dolën me vota emigrantësh. Asnjë kuti nuk ka qenë pa vota emigrantësh. Saliu pyeti Ponen, i specializuar për manipulime votash, duke i thënë se çfarë kutie mund të hapim për të bërë transparencën? Pone i tha: Mos hap asnjë! Ne kishim informacionet tona në këtë pikë, sepse tek të gjitha kishte vota nga emigrantët që nuk kishin qenë fare në Shqipëri atë ditë..."

(A.N.)

Comments

Submitted by antikonform (not verified) on

<p>mir e ke o spartak o kujt i flet... Nuk esht pjekur shoqeria per te mbajtur tutje berishen e madh dhe berishet e vegjel. Pastaj revolucion nga brneda Q-7-ve dhe Tuaregeve nuk behet</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Kush ishte i qut e kuptoi kush ishte Sali Berisha ne 1995 (Referendumi Kushtetuese). Kush ishte normal e kuptoi ne 97&#39;. Atyre qe ju desh akoma kohe mbas 97&#39; per te kuptuar kush ishte sala jane ne kategorine e trete.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.