Do arrijë Berisha të marrë edhe këtë herë atë që do, pavarësisht ligjit?

Postuar në 10 Prill, 2013 08:54

Komisioni i Ligjeve ka nisur një mbledhje të paparashikuar, pas një kërkese të Partisë Demokratike për të zëvendësuar njërin nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai është përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilirjan Muho - raporton televizioni TCH. 
PD kerkon lirimin e Muhos nga detyra, pasi, siç shkruhet ne kerkesen e mazhorances, me largimin e LSI-se nga mazhoranca, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane prishur balancat mes perfaqesimit te mazhorances dhe opozites. Kodi Zgjedhor thote se 2 anetare zgjidhen nga partia me e madhe qeverise, 2 nga partia me e madhe e opozites, dhe nga 1 anetar nga partite e dyta me te medha te koalicioneve perkatese. Kjo formule i kishte siguruar LSI-se si force qeveritare dhe PBDNJ-se si force opozitare nga nje anetar ne KQZ. Por tani, PD thote se me daljen ne opozite te LSI-se, kjo balance eshte prishur. Per kete arsye, Partia Demokratike kerkon lirimin nga detyra te perfaqesuesit te LSI-se dhe zevendesimin e tij.

Sipas ligjit nje anetar i KQZ lirohet kur i mbaron mandati, kur jep doreheqje ose kur kryen nje veper penale (edhe ne kete rast vetem kur vendimi ezaurohet edhe ne shkallen me te larte te gjykimit) - i tha ResPublikas ne linje telefonike nje nga juristet e pyetur. Por "ligji" nuk ka qene ndonjehere problem per PD-ne, e cila eshte mesuar te marre ate qe do me hir a pahir, pavaresisht ligjit.  Mbetet per t'u pare nese do rindodhe edhe kete here. a.th.

Comments

Submitted by altin21 (not verified) on

<p>po ndodhi dhe kete here, ta harroje opozita pushtetin.... te tera i ben ai, e terr nuk ja ben syri...Keta le te presin te qete zgjedhjet e te bejne llogari(pa hanxhine) per nr e deputeteve neper qarqe....a pika opozites luajale,&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ç&#39;do që të bëje kësaj kolere po i vjenë fundidhe do na i mari të keqen mbas 23 qershorit do marim frymë lirisht</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.