Dell-i e ka në ADN-në e vet stilin diplomatik prej cowboy-i

Postuar në 13 Korrik, 2012 08:49

Në Tiranë nuk njihet në detaje CV-ja e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell. Në mënyrë sintetike e jep Beqë Cufaj në një shkrim të tijin për Zërin: “Para se të vinte për herë të dytë në Kosovë, ku kishte qëndruar në vitet 2000-2001, si shef i atbotë ende Zyrës Amerikane në Prishtinë, ambasadori amerikan Christopher Dell shërbeu për Uashingtonin, në Angolë dhe në Zimbabëe, pastaj kaloi si zëvendësshef i Misionit të SHBA-ve në Afganistan, për t’u kthyer sërish në Prishtinë, por kësaj radhe si ambasador fuqiplotë në një shtet të ri me emrin Republika e Kosovës”. Dhe po aty, kolumnisti i Zërit na zbulon pak nga stili diplomatik i Dell-it. Thotë Cufaj: “Janë legjendare tashmë zënkat e Dellit me autokratin afrikan [Mugaben] të tipit ‘go to hell’ dhe sidomos prognoza e tij aq keq e huqur që ‘Mugabe dhe regjimi i tij s’e kanë të gjatë’.”

Më poshtë, Beqë Cufaj shpreh qëndrimin e tij jo miratues ndaj deklaratave të ditëve të fundit të Dell-it. Për ta lexuar të plotë shkrimin e Cufajt, ndiqni linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/19/53046/test-apo-testament/

E.G.

Comments

Submitted by antispiuni (not verified) on

Zoti Dell ben detyren e vet si perfaqesues i shtetit qe mori persiper barren e luftes ne kosove dhe ka pergjegjesine per stabilitetin e Ballkanit.

Nuk do ta lejoje Amerika destabilitetin e Kosoves vetem se duan ca politikan idiot ne Prishtine apo aq me keq ca te tjere qe luajne per hesape te tjera.

Shikoni zotin Thaçi qe i di mire punet se si jane. Po te lihen gjerat ne doren e kosovarve, Kosova do te bejej gazi i botes. A ka ndonje njeri qe te me thote se ne cilin vend te botes qeveria ka shtate  z/kryeministra sic jane ne qeverine e kosoves. Dhe kjo sepse te gjithe duan te kapardisen si gjeli ne maje te plehut( si keta te Tiranes).

Submitted by anonim (not verified) on

Do ish me mire te mos perdorni keto shprehje ne lidhje me ADN etj - jane shume fyese...

Submitted by Relapso (not verified) on

Politikanet derra te Kosoves keshtu e duan. A mos kujtoni se SHBA e beri luften qe Kosova te binte ne dore te ca hajduteve e maskarenjve si Thaçi me shoke? Madje pak ben, se keta politikanet tane jane me keq se ata te Angolas e te Zimbabues.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.