Deklaratë e fortë në Itali: “Sa keq që nuk u vra ndonjë ministër”

Postuar në 29 Prill, 2013 08:58

Në Itali vijon debati politik pas ngjarjes, ku një person qëlloi me armë para kryeministrisë italine në kohën kur qeveria e re “Letta” po bënte betimin në Presidencë. Ish kandidati (i Lëvizjes ‘Pesë Yjet’) për kryetar bashkie në Torino, Vittorio Bertola ka shkruar në profilin e vet në facebook: “Çështja nuk është që dikush ka qëlluar në momentin që qeveria ka bërë betimin. Çështja është që në këtë moment, jam 100% i sigurtë për këtë, janë miliona italianë që janë duke menduar se “sa keq që nuk i dha ndonjë plumb ballit ndonjë ministri”. Pak më pas e korrekton disi mesazhin: “Nuk uroj që kjo të ndodhë, sigurisht. Por janë të shumtë ata që e mendojnë.”

Reagimet kanë qenë të shumta. Të gjithë po i kërkojnë dorëheqjen nga posti i anëtarit të Këshillit Komunal të Torinos.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe kanë të drejtë një politikan të tillë çe do</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.