Debat në Zërin e Prishtinës lidhur me islamin radikal: Xharra versus Kurti

Postuar në 19 Qershor, 2013 04:23

Arbana Xharra, kolumnistja e Zërit të Prishtinës, ka shkruar një artikull me titull “Manovrat e pabesueshme të Kurtit”, ku merret me qëndrimin e këtij të fundit (është fjala për Albinin) në rrethanat që disa imamë kanë bërë sulme ndaj grave, e konkretisht ndaj deputetes së VV-së, Alma Lamës, e cila, sipas autores, lëviz nëpër Prishtinë nën masa sigurie për shkak të kërcënimeve nga ekstremistë islamikë. Xharra citon një, a më shumë imamë, të kenë thënë se “femrat e Shqipërisë janë lavire”, dhe se “Alma Lama është refugjate”.

Kurti, sipas gazetares, ka lëvizur në binarë oportunistë në një situatë të tillë, dhe nuk ka guxuar as të marrë në mbrojtje deputeten e vet. Në një shkrim të tijin me titull “Feja dhe Kombi”, i pari i VV-së, nuk ndalet fare tek kërcënime të kësaj natyre, të cilat  janë denoncuar edhe nga “disa besimtarë të fesë myslimane, imamë të rrahur e të kërcënuar, … dhe të rrezikuar vetëm pse kishin dalur haptazi kundër wahabizmit”. Xharrës pra i ka bërë përshtypje fakti që Kurti “i ikën realitetit” nga pozitat e një “taktikuesi politik”.

“Edhe pse kërcënimet bëhen publike, pastaj edhe rastet konkrete që kanë ndodhur që nga mbarimi i luftës e deri me tash u riaktualizuan, Albini thotë se ‘mediat e regjimit paskan nxjerrur videoincizmet e vjetra të klerikëve për të ndezur polemika për të larguar vëmendjen nga problemet tjera’, duke amnistuar kështu grupet të cilat po kërcënojnë haptazi qytetarët e këtij vendi e në mesin e tyre edhe përfaqësuesen e ‘Vetvendosjës’”, shkruan Xharra.

Shkrimin e plotë të Xharrës mund ta ndiqni në linkun http://www.zeri.info/artikulli/8020/manovrat-e-pabesueshme-te-kurtit Ndërsa shkrimin e Kurtit, me të cilin Xharra polemizon, mund ta gjeni në linkun http://www.zeri.info/artikulli/7683/kombi-dhe-feja

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tani Babaxhani (not verified) on

Albini Kurti, sipas mendjes sime, ngjet shume me Kreshnik Spahiun.

Submitted by Genti (not verified) on

Arbana Xharra eshte nje histerike katolike, qe e ka bere zakon vetem te shpifi dhe genjeje. U lumte dhe ju qe e promovoni.

Submitted by katarakti (not verified) on

Kjo Xharra kerkon qe Albin Kurti te behet me katolik se Papa. Por Kurti ne shkrimin e tij "Feja dhe kombi" nenvizon me te drejte se Kosova sot ndodhet para sfidash ku e ku me te veshtira e te rrezikshme sesa ndasite fetare qe nuk duhen yshtur.  Xharra shkruan si nje katolike e thekur. Ndersa Albin Kurti ve kombin mbi te gjitha fete, perfshire edhe ate "europiane" te Xharres. Une e kam lexuar shkrimin e Kurtit dhe e kam gjetur shume racional dhe te ekuilibruar.  Si kudo edhe ne Kosove ka dy lloj ekstremistesh, ata te tipit te te rinjve myslimane, qe duhet thene qe vendin e kane ne Anadoll, dhe disa katolike qe kujtojne se jane qendra e Kosoves dhe e Shqiperise. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Submitted by Anonim (not verified) on

STOP Promovimit dhe Nxitjes se ISLAMOFOBISE!

Submitted by Any (not verified) on

Kjo qa ka shkru Arbana Xharra asht nonsens!

Mos i shitni ketu menimet e nji individi si "lajm".

Ju lutem respublica.al, po tregohuni, per fat t'keq, shum te liksht!

Submitted by Titi (not verified) on

O Muc, Zaloshnje, Ad Thano, Cukali and E.Pre.. keni marre per kot. Mjafton qe nje debil te shkruaje dicka kunder myslimaneve ne cdo cep te globit dhe do ta botoni. Cilat jane qellimet tuaja? Pse gjithe ky mllef??

Submitted by arnaut (not verified) on

Xharra po e tepron se tepermi. Albin Kurti eshte i vetmi politikan shqiptar te cilin respektoj sot per sot. Zoti i dhente hajrin e inshallah nje Vetevendosje edhe ne Shqiperi.

Submitted by i (not verified) on

pse gjithe ky mllef??? sepse eshte nje fe e prapambetur, qe predikon vlera qe nuk perputhen me vendet ku ne duam te aderojme.

kur te krishteret shkojne neper vendet islamike, jane te detyruar te respektojne rregullat e tyre dhe e njejta gje duhet te ndodhte anasjelltash (e cila nuk ndodh sepse te krishteret jane tejmase me mendje hapur sesa islamiket)

kemi xhami ne te gjitha shtetet e europes, dhe hapen te reja dite per dite.

kurse ne vendet islamike as nuk i shkon njeriut ne mendje ta mendoj qe te ndertoi nje kishe e jo me te propozoi apo te filloi ndertimin

nqs do te behesh pjese e BE ne rradhe te pare duhet te respektosh te gjitha te drejtat dhe lirite e njerezve qe besojne ndryshe nga ju, apo dhe te atyre si puna ime qe nuk besojne fare

Submitted by Bobi (not verified) on

Ti qenke injorant qe nuk ke dale asnjehere nga fshati yt. Kaq mundte them. Nese do kishe dale do kishe pare qe ka kisha sa te duash te ndertuara dhe qe ndertohen. Vazhdo ruaj lopen..

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Paska pase te drejte EUROPA, qe i coptoi trojet shqitare !!!!!! Do te na ishte krijue ne Ballkan nji Turqi e Rè.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.