Dështoi Teatri ynë Kombëtar në skenën e Globe-it? Asqeriu: Ishte shfaqje e shkëlqyer

Postuar në 17 Maj, 2012 05:19

Teatri ynë kombëtar ishte një nga 37 trupat teatrore të ftuara për të marrë pjesë në Festivalin njëjavor ‘Globe to Globe’ e për të luajtur në skenën e Teatrit ‘Globe’ të Londrës (shihni foton) 37 drama të Shakespeare-it në 37 gjuhë të ndryshme. Morëm pjesë me dramën trilogjike Henriku VI, me pjesën e dytë (pjesa e parë e së njëjtës dramë është luajtur nga teatri kombëtar i Beogradit, dhe e treta nga një trupë teatrore e Manastirit të Maqedonisë).

Disa të përditshme tonat informojnë sot mbi një fushatë kryqëzuese që i është bërë trupës shqiptare të përbërë nga aktorë të njohur si Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrami, Vasjan Lami, Neritan Liçaj, etj, etj. Përmenden komente nëpër blog-je të ndryshme, por në këtë mes duket se ka rëndësi një shkrim i publikuar në the Guardian, në të cilin vlerësohet vetëm një aktor i yni, Bujar Asqeriu. Për aktorët e tjerë, tok me regjinë, nuk ka lëvdata; përkundrazi.

Vetë Bujar Asqeriu është i idesë që shfaqja ishte e shkëlqyer, ndërsa drejtori Kristaq Skrami i konsideron kritikat (veçohet një gazetar serbo-kroat) si “qëndrime tendencioze e politike”.

E.G.

Comments

Submitted by Koz (not verified) on

Ky eshte turpi une si komb, kur shohim sesi ky gomar e edepsez anadollak e ka katandisur artin shqiptar per tu bere gazi I botes. Si perhere injorantet dhe provincialet (qofshin nga Vicidoli apo nga katundet e Laberise) nuk mind te kuptojne kritiken dhe ju duket se kritikuesit jua Kane me te hile dhe keqdashje. Te tille qenie primitive si Drejtori qesharak (berishist) I TK nuk mund te kuptojne mediokritetin e tyre skandalzo dhe mungesen e intelligences dhe sofistikimit qofte edhe minimal

Submitted by Aron (not verified) on

<p>E shkelqyr,te paret ne bote,rritje ekonomike,rritje pagash,nga 100 euro ne muaj ne 105 ,rritje pensionesh ,ne fshat 50 euro ne muaj behen 51 (boll i kane ) .Apo ke te qaj me pare........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.