Dëshmia e Carlos Elbirt: BB e paralajmëroi qartë Berishën për rrezikun e piramidave

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:32

A e paralajmëroi Banka Botërore Berishën për rrezikun e piramidave, duke sugjeruar mbylljen e tyre, sa kohë e keqja nuk ish përhapur shumë? Pyetja për atë që ka ndodhur në vitet 95-97 me firmat piramidale rikthehet pas deklarimit të djeshëm të kreut të qeverisë shqiptare për përgjëgjësi të Bankës Botërore në atë situatë që u finalizua me shkatërrimin e vendit.  Andrea Stefani sjell sot një dëshmi të Carlos Elbirt, (drejtor i misionit të BB në Tiranë në vitet kur u zhvilluan piramidat):
Banka Botërore kishte dhënë alarmin tek autoritetet më të larta për rrezikun e piramidave që nga mesi i 1996-s. Edhe më herët, stafi i bankës që ishte familjar me këtë dukuri, paralajmëroi zyrtarë të lartë të qeverisë për rrjedhojat e pritshme. Guvernatori i Bankës Qendrore nxiti kabinetin dhe Presidentin Berisha që të ndalonte mbledhjen e parave nga piramidat. Gjë që ishte e mundur ligjërisht, sa kohë që ligji për bankat thoshte se mbledhja e depozitave është monopol i bankave të licencuara. Por nga fundi i vitit 1996, gjykatës të caktuar nga Presidenti (d.m.th. Berisha, shënim i AS) vendosën se paratë e mbledhura nga piramidat përbënin një hua ‘bilaterale’ që ishte subjekti i Kodit Civil dhe jo i ligjit për bankat”.
BB ka bërë, pra, përpjekje dhe paralajmërime të qarta. Shkruan Stefani: "Por Berisha bëri të kundërtën, duke ndjekur interesa të ngushta pushteti dhe përfitimi financiar. Është një odise ku pleksen korrupsioni me autokratizmin. Duke përdorur gjykatës të kapur, formulë e njohur me të cilën sot vjedh edhe zgjedhjet apo shpall të pafajshëm me vendim gjykate qeveritarë të korruptuar, Presidenti Berisha pengoi që veprimi i ligjit të parandalonte katastrofën që pasoi. Dhe nja 18 vjet pas kësaj historie, Berisha na paska gjetur në BB “zotin Lin” që të lajë duart para historisë, por jo para ndërgjegjes së vet. Natyrisht nëse e ka një të tillë ky manjak i pushtetit pa fund..."

 

Në foto: Kreditorë shqiptarë që kanë humbur kursimet e tyre në skemat piramidale, shkurt 1997 - CORBIS
Stefani i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/09/mashtrimi-i-dyte-i-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.