Dënimi i dytë për Berluskonin, në mars pritet i treti

Postuar në 08 Mars, 2013 03:23

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni mori dje një tjetër dënim me një vit heqje lirie (do të vazhdojë të jetë në gjendje të lirë deri në ezaurimin e të gjitha instancave gjyqësore). Gjykata e gjeti Berluskonin fajtor në akuzën e nxjerrjes së informacioneve sekrete lidhur me një skandal financiar. Prokuroria pati kërkuar para një viti dënimin me një vit burgim për nxjerrjen në publik të rezultateteve të një hetimi të fshehtë. Në këtë rast bëhet fjalë për përpjekjen e blerjes së bankës BNL nga shoqëria e sigurimeve Unipol në vitin 2005. Hetuesit e akuzojnë Berlusconin, se i ka dhënë gazetës "Il Giornale" hollësitë e një telefonate të përgjuar (kjo gazetë i përket vëllait të tij Paolo). Edhe ky i fundit u dënua për publikimin e këtij informacioni me dy vjet e tre muaj heqje lirie.

Reagimi i Berlusconit sipas të përditshmes italiane La Reppublica: "Është e pamundur të tolerosh një persekutim të tillë juridik që po zgjat prej 20 vitesh dhe që rimerr jetë sa herë ka momente vecanërisht komplekse në jetën politike të vendit. Po më dënojnë për një publikim në një gazetë që nuk e kontrolloj unë, me një proces ku as nuk u thirr ai që ka qenë asokohe kryeredaktor i gazetës, vetëm pse para publikimit paskam qenë një prej atyre që e kanë dëgjuar atë bisedë të përgjuar?! Kurrë nuk e kam dëgjuar. Por edhe nëse e kam dëgjuar, të gjithë e kanë përjashtuar që ka ndonjë lidhje mes meje dhe publikimit të saj..."

Për Berlusconin ky është i dyti dënim në dy procese të kryera brenda pak muajsh. Ai eshte dënuar tashme edhe me katër vjet burg për evazion fiskal, ndërkohë që kjo çështje po shqyrtohet në instancën e apelit. Nderkohe vazhdojnë edhe procese të tjera ndaj tij. Më spektakolari është ai për rastin "Ruby", ku bëhet fjalë për  marrëdhënie seksuale me prostituta minorene dhe abuzim në detyrë. Në këtë proces vendimi i shkalles së parë te gjyqesorit pritet në mars. A.N.

 

Më shumë:

http://milano.repubblica.it/cronaca/2013/03/07/news/bnl-unip...

 

 

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>keshtu hiqet qafe opozia ne itali se me vota se heqin dot</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E prandaj aritëm këtu me të tillë politikanë nuk kimi shëmbull më të mirë për të treguar se kur na drejtojnë politikanë të tillë kjo dhe vetëm kjo është përfundimi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.