Clint Eastwood elektrizon Konventën, por …. kaq

Postuar në 31 Gusht, 2012 11:20

Mysafiri i papritur (kish dalë njoftimi se do të mbërrinte një ‘mystery speaker’) mbrëmë në Konventën Republikane ishte aktori dhe regjizori i njohur Clint Eastwood, 82 vjeç. Nuk ish vetëm prania e tij suprizë; ish dhe ‘interpretimi’ që bëri në skenën e Konventës. Për 15 minuta foli me një ndenjëse bosh, në të cilën Eastwood do donte të ish ulur Obama.

Ai e vlerësoi Romney-n si një sipërmarrës të jashtëzakonshëm, e cilësoi Joe Biden-in thjesht “një buzëqeshje me një trup që i vjen nga pas”, duke luajtur kështu me buzëqeshjen karakteristike të zv.Presidentit, por ai më së shumti u duartrokit nga turma e atjeshme (gazetat afër demoratëve e konsideruan mizerabël show-n e tij) për bisedën që bëri me karriken bosh.

“Çfarë? Jo, këtë s’mund t'ia them; s'mund ta bëjë i vetëm”, tha ai në një moment të dialogut të improvizuar me Presidentin fantomatik, duke lënë të kuptohet se Presidenti sapo i kish thënë t'i thotë Romney-t “go fucking yourself!” (shko futi një të palluar vetes!). Por përveç momenteve me batuta të tilla, pati dhe momente disi më pretencioze:

“Ok, ke bërë ca gjëra si President, por nuk ishe ai që ne prisnim; nuk na zgjidhe problemet, e prandaj hap rrugën, se po vjen dikush tjetër”, tha, duke ia llogaritur si dështim Irakun, Afganistanin, Guantanamon. Pastaj: “Amerika është e amerikanëve, jo e politikanëve; këta janë të punësuarit tanë, vartësit tanë”, e ndërsa fliste, dikush nga turma u dëgjua të bërtiste frazën ‘make my day”, një frazë e filmit ‘The Inspector Callahan”, që është bërë aq e famshme sa në një rast e ka përdorur dhe presidenti amerikan, republican domosdo, Ronald Reagan. ‘Make my day’ don të thotë ‘jepi, bëmë të lumtur”.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Mysafiri

Perdor fjalen latine te shqiptarizuar "mik" dhe atehere mbase do marr mundimin ta lexoj artikullin e plote.

Ndryshoje dhe fshije kte koment.

Dhe cilido president vjen ne krye te USA nuk perbe asnje ndryshim te madh, sepse jane te njejtit persona qe kontrollojne USA.

Submitted by Relapso (not verified) on

"Mysafir" edhe pse eshte turqizem (i shqiptarizuar), tashme ka hyre ne shqipe, sikurse turqizma te tjere si "xhep", "tenxhere" etj. Ne dallim nga "mik" qe mund te keqkuptohet per shkak te polisemise, "mysafir" eshte fjale monosemantike, pra ka vetem nje kuptim.

Submitted by arjan (not verified) on

Jam dakort me kte sugjerim. Artikull-shkruesi do jete ndonje turk-dashes ose shqiptar i shitur tek islamiket.

Ku eshte Editor-i kur duhet? Muç mos i ler kto gjera te shkasin!

Submitted by nik (not verified) on

po pse merzitesh moj AMy ,moj zemer.

nuk kalohet opozita deri ne 2017 me merzi moj shpirt.

Submitted by MOS U LODHNI KO... (not verified) on

MOS U LODHNI KOT ME NIK TRAPIN!

Submitted by nik (not verified) on

pse merzitesh moj zemer.

nuk kalohet opozita me merzi deri ne 2017.

do semuresh moj shpirt.

Submitted by Saimir (not verified) on

Eastwood ishte zbavites, por sipas edhe strategjisteve republikane vetem se ka demtuar Konventen duke terhequr vemendjen nga dy fjaliment me te rendesishme, ate te senatorit me origjine kubaneze Rubio ( personalisht mendoj se ishte fjalimi me real, i pjekur, dhe me i bukur i konventes) dhe governatorit Romney, i cili pranoi kandidimin.

Eastwood, megjithate, mbetet simpatik dhe deri diku imponues. une e ndoqa fjalimin e tij, por ai kurrsesi nuk perdori gjuhe te ndyre sic shkruhet ketu. Pa dyshim ai e sulmoi dhe paradizoi Obamen, por pas reklames qe i bere GM ne janar-- nje reklame qe promovonte kontributin e Obames ne mbeshtetjen dhe ringjalljen e industrise amerikane te prodhimit te makinave, ky parodizim ishte disi kontradiktor dhe i pa-arrire.

Submitted by Astrit (not verified) on

Eastwood eshte plakur por simpatik. Por mbi te gjitha mua me cuditi fakti qe ai ishte duke mbajtur nje fjalim disi ndryshe atyre qe mua me duken si instinktet e tija normale politike... Si sanfranciscan i lindur dhe i rritur atje, si njeri me histori te njohur liberale etj etj une pritja qe ai te ishte me afer me demokratet sesa republikanet. Perjashto Chuck Norris asnje personazh i artit (apo letersise apo shkencave) nuk eshte rreshtuar me republikanet. Me kete nuk dua te them se ata i kane gjerat gabim, nuk eshte e thene.

Sen Rubio eshte fotozhenik por cik si patetik. Fjalimi i tij, mua ne ndryshim nga Sajmiri, mu duk paksa patetik por po ta mendosh holle-holle edhe pa shume kuptim, ne sensin qe disa gjera bien kryekeput kunder strategjise republikane. Patetik si te shumica e republikaneve ekstreme me rhetoriken e tyre se "Amerika eshte vertet nje perjashtim" qe nuk u bindet rregullave as te gravitetit te planetit. WTF? Ky mund te ishte nje argument i Eisenhower me 1950 kur Amerika kishte 50% te GDP te tere planetit, por jo tani. Perjashtim, po perse? Rregullat e produktivitetit ekonomik, cmimet globale dhe forcat e tregut jane njelloj per te tere - deshmitare jane tere Kina e Gjermania...

Por pak kunderintuitiv si fjalim ishte. Nga nje njeri qe ngrihet per "nje qeveri te vogel" fakti qe ai vlereson te qenit nje Senator apo kryetar i asaj qeverie qe ai do ta zvogeloje e beje perhere e me te parendesishme si nje nga sukseset me te medha individuale ka nje kontradikte - per mendimin tim.

Gvt Romney eshte tjeter mister per mua. Ai ka qene guvernator i shkelqyer, ka patur nje rekord shume te mire bashkpunimi bipartizan, krijoi sistemin shendetesor me te mire ne Amerike (me te mire se ai federal). Per mua keto do te ishin aresye qe ai te zgjidhej president nga Republikane e Demokrate bashke. Por cfare ndodh? Per ti bere qejfin bazes se tij ai mohon ose kerkon te falur per vete thelbin e suksesit te tij ne politike... Si individ ai eshte kompetent - por zig-zaget e tij per ti pelqyer bazes se vet regresive jane shqetesuese.

Por nganjehere ai behet i pabesueshem me manine te shfaqet si klase punetore. Psh historia e tij me kemisha te blera ne dyqane te lira. Apo fakti qe zyrtarisht Sen. Rubio e prezantoi ate si nje "bir imigranti, qe krijoi vete suksesin e tij". Dale njecike, si kaq pa perkrahje dhe per te ardhur gjynah ky burre me babane guvernator te Michigan dhe nenen Senatore???? Me fal pak por cili individ do te quhej prej Republianeve 'njeri me perkrahje', vetem ai qe e ka baben Perandor?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.