Bugajski argumenton për mosdhënien e Albpetrolit Moskës apo Pekinit

Postuar në 31 Korrik, 2012 05:28

Në një intervistë dhënë gjatë fundjavës për revistën Java, Janusz Bugajski, analist i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare në Uashington, argumenton pse shteti shqiptar nuk duhet t’ia shesë Albpetrolin njërës prej dy kompanive të shtetit rus, ‘Gazprom’ dhe ‘Rosneft’. “Kjo lloj ujdie do fuqizonte strategjinë e Moskës, për të krijuar monopole rajonale të energjisë, duke krijuar dominancë politike në Ballkan, duke kufizuar pavarësinë e shteteve si Shqipëria dhe duke minuar influencën amerikane,” thotë Bugajski.

Ndërsa në një opinion të botuar sot në gazetën Mapo, Bugajski argumenton pse shteti shqiptar nuk duhet t’ia shesë Albpetrolin kompanisë shtetërore të energjisë së Kinës ‘Sinopec’. Shkruan Bugajski: “Investime kineze sjellin probleme për vendet mikpritëse. Për shembull, korporatat kineze këmbëngulin në importimin e një numri të madh të punonjësve të tyre për të jetësuar projektet, duke u mohuar kështu komuniteteve lokale vendet e punës dhe zhvillimin ekonomik. Pekini gjithashtu nënshkruan kontrata që përcaktojnë se pajisjet dhe lëndët e nevojshme për projektet të vijnë nga Kina, duke sjellë kështu stimuj të paktë për ekonominë vendase.” Dhe për ilustrim ai sjell shembullin e Polonisë, ku një investim kinez për ndërtimin e autostradës Varshavë-Lodz solli konflikte me qeverinë polake.

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

Po ky bugajski pse nuk e ka keshilluar shba te mos marre hua nga kina se ne kete artikull shkruan :

"Kina ka shfrytezuar recensionin global per te dhene hua ne sasi te stermedha parash SHBA.....

Apo SHBA te marre hua,te kete lidhje shume te forta me Kinen,kurse shqiperia jo.

Keto me duken si ato keshillat qe :

"Beni si them une por mos beni si bej une"

Perralla Bugajski.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

ky zoteria meriton noten 10 per etike politike dhe korrektesi. Vete dhe merr mundimin te beje nje artikull, ( i q.. nena burrit te botes dhe shkruan ne kete vape) per te argumentuar nje urdher i cili do te zbatohet.

Ne mor shoku jemi koloni

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.