Britma neonaziste në Athinë kundër regjisorit Laert Vasili: “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”

Postuar në 06 Tetor, 2012 10:44

Aktori dhe regjisori shqiptar që punon dhe jeton në Greqi, Laert Vasili, ka deklaruar sot për Shekullin se parmbrëmë, gjatë provave të pjesës “Korpous Kris” në teatrin “Hitirio” në qendër të Athinës, eksponentë dhe simpatizantë të partisë neonaziste greke Agimi i Artë kanë rrethuar teatrin dhe pjesëtarët e trupës teatrale duke i kërcënuar me thirrje raciste. Neonazistet e Agimit të Artë me flamuj grekë dhe simbole të kishës ortodokse kanë kundërshtuar shfaqjen e premierës duke thirrur në kor “shqiptar dil nga salla se këtu do të ta bëjmë gropën”.

Neonazistët prej muajsh po e orientojnë frustrimin e grekëve në drejtim të emigrantëve. Kjo ngjarje bën çudi që ndodh pikërisht në atdheun ku lindi teatri. Vasili u bë i njohur për publikun grek si shqiptari i parë që luajti në një telenovelë shumë të suksesëshme në Greqi, "Dashuria Erdhi nga Larg", që u pasua më pas nga të tjera.

Për Shekullin regjisori rrëfen: “Na rrethuan dhe na mbyllën brenda në teatër, nuk mundeshim të dilnim, i binin portave si të çmendur, na shanin dhe fyenin vazhdimisht, madje jo vetëm në një ambient publik, por këtë e bënin edhe brenda ambienteve të teatrit.”

Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka qetëssuar situatën, por neonazistët kanë premtuar të rikthehen deri në eleminimin e shfaqjes.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Edhe ??

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

Ky nuk eshte art por maskarallek qe luhet me ndjenjat e te tjereve duke fyer besimin e tyre.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Dhuna eshte e denueshme megjithate ju qe hartoni lajmin duhet te na thoni se cfare subjekti ka pasur shfaqja; mbase per ju kjo gje nuk ka lidhje me dhunen kurse mua me duket se pikerisht ky mentalitet po na con ne realitete akoma me te dhunshme.

Kercenimet e neonazisteve jane preventive (parandaluese).

Sa me shume te respektohet vullneti publik i shumices lidhur me promovimin apo jo te homoseksualizmit  (qe ne shfaqje del sikur te jete bekuar nga vete Zoti i te Krishtereve) aq me pak do te kete shfaqje alabakerie dhe dhune. Nje shumice qe i njihet me ligj e drejta mos t'i fyhen ndjenjat dhe besimi, do ta rregullonte kete ceshtje rruge ligjorisht.Regjizori ka bere shfaqjen e gabuar ne kohen e gabuar. Ajo qe thote regjizori qe po s'te pelqeu mos hajde ne shfaqje eshte nje budallallek se une nuk kam si ta di me pelqen apo po jo spektakli po nuk e pashe. A mos te takon ty si regjizor te informohesh me pare nqs kjo shfaqje do te fyeje apo jo ndjenjat e mia dhe realisht do merret si kercenim ideologjik ndaj ekzistences time shpirterore dhe fizike?  Pergjigja eshte qe nuk i takon regjizorit ta beje kete. Por ai as qe ka pasur nevoje fare t'ia dije per kete sepse nuk ka nje kuader ata qe te mbroje ata, qe sot ty te kercenojne, nga lloji i artit qe propagandon ti.

Dhe ja ku dolem tek thelbi i problemit: nqs behet nje shfaqje ku dalin jo ne rrugen e Zotit homoseksualet, ti si shtet do te reagosh (dhunshem) me police te ma mbyllesh shfaqjen, edhe pse shfaqja ime mund te kete fyer vetem nje pjese te paperfishme te publikut.

Konkluzioni: per  te mbrojtur minoritetin ti perdor policine, kurse per te mbrojtur ndjenjat e shumices ,ti si shtet nuk do t'ia dish fare dhe nuk leviz as gishtin ndaj kete pune i ngelet ta beje alabakeria, pararendesja e te gjitha permbysjeve sociale.

Submitted by arvanites (not verified) on

Ktu kemi te bejme me te drejten themelore te shprehejes dhe fjales se lire. Gjithmone kur shfaqet nje veper artistike ka nje pjese te popullsise qe mund te ofendohet, qofte per besimin fetar, perkatesine politike, etnike, gjinore, dhe cdo perkatesi tjeter qe te vjen ne mendje. Por e drejta e shprehjes dhe fjales se lire nuk mund te cenohet asnjhere ne nje vende demokartik sepse eshte baza e demokracise. Kjo eshte dhe arsyeja qe Sh.B.A, Franca, Danimarka etj, nuk i ndaluan ne shtetet e tyre shafaqet artistike qe portretizonin ne menyre negative profetin Muhmed duke marre persiper nje vale urrejtje, shkatrrimi e vrasjesh nga vendet me shumice myslymane.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Pikerisht, ka nisur cenimi i te drejtes se fjales se lire ne keto vende qe permed ti, prandaj ndodhin keto fenomene.

"Gjithmone kur shfaqet nje veper artistike ka nje pjese te popullsise qe mund te ofendohet, qofte per besimin fetar, perkatesine politike, etnike, gjinore, dhe cdo perkatesi tjeter qe te vjen ne mendje" Shume bukur !

Por a ke menduar ti nqs do te kishte nje shfaqje artistike qe te nxirrte ne drite negative homoseksualet, apo qe nuk ishin tamam ne rrugen e Zotit, a nuk do cirreshin  gazetat, do leviznin entet qeveritare dhe organizatat e te drejtave te njeriut, dhe shfaqja do te ndalohej me polici?

Submitted by Anonim (not verified) on

shko shko be ndonje gje te tille per myslimanet po ta mbajti. o te ta vene koken ne maje te hurit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.