Braçe: Banka e Shqipërisë bën shpenzime për ushqime e për sport!!!

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:20

Deputeti Erjon Braçe është shndërruar në një burim informacioni më vete. Tok me denoncimet që bën, ai jep dhe lajme përpara se t’i japë shtypi, apo të cilat shtypi i raporton duke iu referuar atij. Është shndërruar pra në një agjenci lajmesh.

Sot e përditshmja Shqip jepte një lajm mbi Bankën e Shqipërisë (kuptohet, me burim ‘agjencinë e lajmeve Braçe’), në të cilin thuhej se shpenzimet e personelit janë rritur me 40% në krahasim me vitin 2009, ndërsa shpenzimet administrative janë dyfishuar. Braçe, që nga ana e vet i referohet bilancit zyrtar të Bankës, flet edhe për dy zëra të çuditshëm në listën e shpenzimeve: 1. shpenzime për sportin!!! 2. Shpenzime në formë kompensimesh ushqimi!!!! Tjetër. Qeraja që Banka u paguan privatëve për godinat që ka marrë (vetë është në rikonstruksion) ka arritur në një milion dollar/vit, në një kohë që nuk është vënë ende në eficiencë blerja e hotel Dajtit me 40 milionë dollarë para disa vitesh.

Braçe përfundon: T’u shkurtosh shpenzimet kategorive në nevojë dhe të lejosh shpenzime si këto të BSH-së është një turp.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.