Bode: Kompania do paguajë taksa; Rama: Ç'them unë e ç'thotë Bode!

Postuar në 24 Qershor, 2012 05:08

Një ditë pas deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për tenderin e lotarisë kombëtare ka reaguar ministria e financave. Përmes një deklarate për shtyp, ministria  është përgjigjur duke akuzuar liderin soicialist se po përpiqet të përbaltë një proces, që sipas saj ka qenë një ndër më transparentët të zhvilluar deri më sot. 
Po kështu ministria i quan si të papërgjegjshme edhe deklaratat e zotit Rama, se qeveria po transferon miliona euro tek klientët e saj privatë duke u përpjekur të mashtrojë publikun me taksimin e kompanisë 10 përqind.
Sipas ministries, kompania private që do fitojë lotarinë kombëtare do të paguajë  tatim-fitimin në masën 10 përqind,  taksat lokale, Tatim mbi Vlerën e Shtuar për çdo blerje, tatim mbi dividentin, 10 përqind tatim mbi xhiron bruto si dhe është e detyruar t’i kthejë publikut të paktën 50 përqind të xhiros së vet bruto në formën e çmimeve.  
"E ftojmë kryetarin e opozitës që të bëjë dhe njëherë llogaritë për të parë nëse do jetë publiku apo buxheti që marrin thuajse 90 përqind të të ardhurave apo kompania”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.
Menjëherë pas kësaj deklarate përmes faqes së tij sociale në Twitter ka reaguar lideri opozitës.
"Zoti Bode na kujtoka se nga grabitja e të drejtës publike për hesap të klientëve të pushtetit, shteti përfitoka TVSH e tatim-fitimi. Jo z. Bode, e drejta e publikut ne Lotarinë Kombëtare nuk vlen sa taksat që do paguajnë klientët tuaj pas privatizimit kriminal të saj!, shkruan zoti Rama, duke e etiketuar Ministrin e Financave si qesharak.
Më tej kreu i opozitës vijon duke thënë se Lotaria Kombëtare është një lojë ku publiku merr pjesë jo për të pasuruar klientët e pushtetit, po për të marrë mbrapsht përfitimet prej saj, përfitime të cilat qeveria i investon në jetësimin e politikave publike për artet, sportet, trashëgiminë kulturore, rininë apo cështjet sociale, përfundon kreu i opozitës.  (Top-channel.tv)

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Popull, ji vigjilent edhe pse nuk ke ç&#39;bën tani per tani! Po ndertojme nje rend i cili perkohesisht te jep diçka. Ky rend te jep lirine e fjales. Por a e keni vene re kur e leshoni qenin e lidhur? Ai iken me qef e me vrap duke lehur dhe duke u ledhatuar, por ne fund te fundit, ai perseri QEN MBETET. A na mjafton neve kjo? JO. Po udhehiqemi nga ca njerez te cilet thone se jane zgjedhur nga populli dhe ushtrojne te drejten e tyre. Ne realitet jane zgjedhun nga Lazarati, Tropoja, Bathorja, Paskuqani dhe te tjere si keto rajone. Po pse? Sepse, demokracia te ne filloi si liri e zagareve, si liri e qenve, e krimineleve, e drogaxhinjve, e atyre qe pushtuan pronat e te tjereve. Demokracia te ne u kuptua si dhune e pashkruar ne kushtetute, ne ligje, ndryshe nga &quot;demokracia&quot; e para vitit &#39;90. Te pakten ne ato vite shprehej edhe ne kushtetute dhuna, ndersa tani kushtetuta e maskon dhunen. &nbsp;</p><p>Po ndertojme nje rend i cili here-pas-here pjell luftera, sepse nuk mbijeton ndryshe. rritja e amplitudes pasuri-varferi eshte e dukshme ne njesine e kohes. Ku çon kjo? Çon ne acarimin e konflikteve, shtoji ketu edhe kafsherine me te cilen veprojne ne shoqeri tropojanet qe kane kapur per fyti kete vend, shto ketu edhe LSI-ne e Ilir Metes qe s&#39;njeh kufi ne turrin per pushtet, por me bekimin e kryetarit te kafsheve tropojane, Sali Berishes.&nbsp;</p><p>Se ku po shkojme, do ta shihni. Jetofshi e kuptofshi o njerez!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.