Biberaj: Më 21 janar u krye një vrasje shtetërore; Bamir Topi lider i së djathtës reale

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:49

“Ajo që ndodhi më 21 janar 2001 përbën një vrasje shtetërore”, thotë Aleksandër Biberaj në një intervistë për Shqipin. Dhe kërcënimet e fundit të Berishës lidhur me këtë ngjarje, sipas tij, janë një mënyrë për të justifikuar krimin. E teksa i kërkohet një opinion më i plotë mbi sulmin e kryeministrit mbi “puçistët” e atij momenti, e sidmos mbi ish-Presidentin Topi, Biberaj thotë: “Të vjen keq kur e sheh Kryeministrin e vendit tënd në atë gjendje, dhe dashje pa dashje të kujtohet Enver Hoxha që fliste përçart, pasi kishte “asgjësuar me sukses” për 44 vjet me radhë të gjitha grupet armiqësore të brendshme e të jashtme, dhe kishte likuiduar të gjithë shokët dhe miqtë e vet.”

Ç’po ndodh në të djathtë të politikës? “Një ndër misionet e FRD-së është reformimi i së djathtës, dhënia fund e dominimit 70-vjeçar të së majtës sipas modelit sllavo-komunist, dhe Sali Berisha e di fare mirë që Bamir Topi do të jetë shumë shpejt lideri i së djathtës reale, pa ish-komunistë, pa ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe pa pinjollët e diktaturës, pasi këto janë zhvillime dialektike që nuk ka forcë t’i ndalojë, aq më tepër që koha e Berishës po perëndon çdo ditë. Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, vetë Berisha dhe gjithë klani i tij i majtë në PD, një klan hajdut, injorant dhe rural, Bamir Topin e kanë pasur frikë dhe fobi prej shumë vitesh, gjë që tani po e shfaqin hapur, aq më mirë për ne, aq më keq për ta, pasi shqiptarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë fare mirë zhvillimet politike, tendencat dhe perspektivat.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.