Beyonce mosmarrëveshje me H&M

Postuar në 30 Maj, 2013 03:42

Beyonce ka urdhëruar udhëheqësit e “H&M” që të largojnë fotografitë për reklamën e tyre, pasi që sipas saj, ata përmes fotoshopit kanë dëmtuar linjat e saj trupore. Bukuroshja kishte zbuluar se fotografitë për reklamë ishin “prekur” nga fotografët dhe ka insistuar se vetëm fotografitë natyrale do të përdoren. Ajo është një div e vërtetë dhe ishte nervozuar shumë kur ata nuk e kishin përfillur. Njerëzit e saj refuzuan t`ua japin fotografitë, kështu H&M ishin të detyruar të përdornin fotografitë origjinale. Marka e njohur e veshjeve bëri të ditur kohë më parë se këngëtarja,  31 vjeçare,  do të ishte imazhi  i koleksionit verë 2013 dhe deri më tani ajo është paraqitur vetëm në bikini. Zëdhënësi i H&M pranoi se ka pasur “diskutime” për fotografitë dhe konfirmoi se fotografitë e publikuara nuk ishin të  falsifikuara.
“Ashtu si për reklamën, ka pasur diskutime edhe për fotografitë që do të shfrytëzoheshin. Tani, edhe ne edhe ajo jemi të kënaqura me rezultatin përfundimtar”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.