Berisha s’i hedh sytë Arvizu-së; dhe largon ndenjësen prej tij

Postuar në 30 Maj, 2013 09:45

Alexander Arvizu ka bërë sot një vizitë në Elbasan, në një konferencë me vullnetarët e paqes, ku ka bërë apel “të mos dëgjojnë ata që thonë se unë kam një agjendë personale; s’është e vërtetë; unë jam përfaqësues i Presidentit Obama”. Pas kësaj, ai ka nxituar për të marrë pjesë në një konferencë tjetër, në Tiranë, të organizuar nga Ambasada amerikane dhe nga Ministria e Mbrojtjes. Ka qenë një aktivitet me temë: Siguria Detare në Adriatik e në Jon. Aty është ndodhur në një situatë të pakëndshme. Ka pritur të vijë Berisha, i ka dhënë dorën, por kryeministri s’ia ka hedhur sytë në momentin e shtrëngimit të duarve. I ka hedhur sytë djathtas, ku s’kish asgjë, për t’i demonstruar se nuk e sheh dot as në sy (shihni videon në linkun: http://www.shqiptarja.com/video/index.php?IDVideo=16800&IDCategoria=7). Pas kësaj, takoi Franco Frattini-n, beniaminin e Berlusconi-t dhe ish ministrin e jashtëm të Italisë. Kur janë ulur në tryezë, Berisha e ka larguar karriken e vet, dhe ka krijuar një “gropë” të dukshme mes tij e Arvizu-së (shihni foton tonë). Në fund, Arvizu-ja ka pritur që t’i rijapë dorën, por Berisha është ndalur gjatë me Frattini-n. Pa ç’pa, ambasadori u larguar pa i thënë “njatjeta”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Hajde Vicidol hajde ! Kurrizua plak kujton se eshte ne fshat ku hasmit nuk i flitet.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Dakort dakort e dime qe je perfaqesuesi i presidentit por na thuaj pse u zverdh vija kuqe&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Natyrisht do kish frohje. Avizu prise qe Sala ta vinte ne listat e PDse ne Allias apo tek Bregu i Lumit pasi aty Arvizu ka shume &ldquo;perkrahes&rdquo;. Por Sala gaboi&hellip;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.