Berisha quan Lubonjën 'fatkeq', i ndërron titullin e shkrimit dhe flet për... Ashtën (Lubonja shkroi për Bunecin)

Postuar në 29 Gusht, 2012 15:12

Berisha u mor gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë edhe me një shkrim të publicistit Fatos Lubonja publikuar pak ditë më parë në të përditshmen Panorama, me titull “Hidrocentralizimi i Shqipërisë”.

Tha Berisha: “Një nga eksponentët më kryesorë të opozitës shkruante Hidrocentralizmi i Berishës. Mirë që nuk shkruante Hidroberishizmi dhe fatkeq në rastin që kishte marrë, ai sillte si shembull Ashtën , e cila është një kryevepër e mbrojtjes së mjedisit. Ndaj dhe i them këtij zotërie të Hidroberishizmit se...” etj, etj

Në fakt, në shkrimin e tij të ditës së hënë, Lubonja - (e quante qeverinë e Berishës "qeveri gangsterësh") - sillte në vëmendje shembullin e hidrocentralit të ngritur në plazhin e Bunecit në jug të vendit dhe jo atë të Ashtës në veri. (shkrimin e shoqëronte me foton që shoqëron këtë shënim)

Shkruante Lubonja: “Shikoni foton që po i bashkëngjis këtij shkrimi. E kam bërë në një nga gjiret më të bukur të Jugut tonë, atë të Bunecit, para ndonjë viti. Kur e pashë për herë të parë, nuk po isha në gjendje të kuptoja se çfarë qe ajo si digë e madhe që kishte betonizuar e çimentizuar një pjesë të madhe të atij plazhi. Ishte pamje krejtësisht absurde, sepse nuk dukej as si ndërtim pallati. Pastaj u informova dhe më thanë se ai ishte një hidrocentral. Po po, një hidrocentral! Shikojeni me vëmendje foton. Në mes të digës duket edhe kanali nëpërmjet të cilit derdhen ujërat e hidrocentralit direkt në det. E pra, sado i lajthitur të jetë Doktori, nuk mund të mos e shohë se kjo është një katastrofë për ambientin, për turizmin, për peizazhin, për të mos thënë një çmenduri e vërtetë...”.

(A.N.)

Reagimi i Berishës: http://www.panorama.com.al/2012/08/29/shkrimi-i-lubonjes-ne-...

Artikulli i Lubonjës: http://www.panorama.com.al/2012/08/27/hidrocentralizimi-i-sh...

Comments

Submitted by Ali (not verified) on

Ja ben aq mire ketij Lubonjes!

Edhe ne kete shkrim, si perhere, bente lojen e ndyre te te fajesuarit te te gjitheve. E cili eshte morali keshtu? Qe te gjithe jane njesoj, ndaj le te ruajme te njejten gjendje. Shume keq Lubonja, s'ben gje tjeter vetem se perpiqet te forcoje opinionin se te gjithe jane te njejte. E kush perfiton nga kjo?

Tipave si Lubonja e A.Hoxha, ja ben aq mire Berisha; e meritojne!

Submitted by Bard (not verified) on

Jo, ne fakt nuk jane te gjithe njesoj, jane njeri me i keq se tjetri!C'te zgjedhesh!

Submitted by gori (not verified) on

Ja pra per tipa si puna jote e ka llafin qe nuk mendojne por vetem riprodhojne ato qe te tjeret mendojne

Submitted by Bard (not verified) on

Ca, te mendosh qe Rama eshte burre i mire, ndersa  Berisha eshte burre i keq ? Kete e quan ti te menduar, dhe jo riprodhim te mendimeve te te tjereve? Kjo menyre te menduari eshte pjese e kultures kitsch qe media ka arritur t'ia shese bukur kopese, por une mik i dashur, i rri  larg kopese, per arsye te mirekuptueshme. Rama eshte nje produkt i paketuar e i lustruar me mjeshteri, por ne praktike dihet se produktin e keq mund ta shesesh vetem njehere nepermjet nje reklame qe mashtron, heren e dyte publiku do cilesine, jo pallavra b'llogjesh online. Cilesi, qe Rama i ka deshmuar me shume se njehere qe nuk i ka.

Submitted by Ali (not verified) on

Te zgjedhesh te keqen me te vogel, ne kete pike jemi sot per sot.

Dhe nese nuk e sheh cila eshte flama, e keqja e madhe fare, ky eshte problemi yt.

Submitted by Anonim (not verified) on

shko dhe vete-edukohu se cfare eshte kultura kitch pasatj perdore mor firaun dhe keshilla e dyte eshte  - kur ske se cfare te thuash me mire mos fol fare.

Submitted by I-liri (not verified) on

Thote Lubonja:-"...sa do i lajthitur te jete doktori..."! Pra Lubonja, nuk ka dyshim se doktori eshte i lajthitur. Dyshimi eshte tek grada qe ka arritur kjo lajthitje. Tani qe doktori ju kunderpergjigj, kuptohet se lajthitja eshte ne graden 1.( d.m.th 100% i lajthitur).

Prite tani doktorin kur ti thote Lubonjes , bllokqene, komunist, pavaresisht se ne bllok , me djemte e bac Enverit ka jetuar SRB-i.

Submitted by Anonim (not verified) on

Touche.

Jam dakort me Ali  -  ja ben aq mire Lubonjes ky ndyresira nga Mali sa me ska.

Le te presim reagimin e qullosur te djalit te Todit (nese do te kete dhe une shpresoj qe jo) por uroj qe tashme Lubonja ta kuptoj mire monstren qe ai vete me te ngjashmit e tij dhe te gjithe ne kemi krijuar. Monster pasi nuk ka shprehje tjeter me adekuate.

Teoria e Lubonjes se "keta te gjithe jane njeso, njeri me i kapur/koruptuar se tjetri"  - Bisha e Vicidolit po ja kthen me te njejten monedhe - pra jo vetem Bisha edhe Rama qenkan njelloj por edhe Bisha edhe Lubonja qenkan njelloj pasi sipas Lubonjes te gjithe njelloj qenkemi.

Me qellim apo budallallekun e tij "quasi"-intellectual Lubonja i ka bere sherbimin me te mire pushtetit te ketij Lumpeni oriental pasi ska me mire sesa nje gjoja intelektual i pamvarur e kontrovers qe eshte kundrshtar i te gjithe paleve ne luftim. Mos te ahrrojme se Lubonja me te drejte pelqehet dhe ka je audience te konsiderueshme ne popull qe gjerat qe thote ja marrin ashtu si i thote.

Lubonja i sherben Bishes se pari pasi ky teveqel i pabes e finok e proklamon fenomenin Lubonja (dhe te ngjashmeve te tij ne media) kudo si shprehje e tolerances se tij dhe demokracise funksionale dhe madje te avancuar perendimore ne Albanistani e tij te pjerdhur  - shikoni armiku me i madh I Bishes jo vetem nuk luftohet apo burgoset/perndiqet por ai paska edhe 4 shtepi, pasuri e katandi dhe madje e bukura e te bukures keto shtepi ky teveqel i merr edhe nga regjimi (apo zgjatimet e regjimit0 te familjes) sic ndodh ne cdo sulltanat. Pra tolerance e Bishes eshte e jashtezakonshme - e lejon Lubonjen qe edhe ta shaje tek tuk ne median e klanit te tij te qelbur, edhe e paguan mire per kete imazh te genjeshter.

Duke  i kujtuar te mirat materiale qe perfiton Lubonja nga familja Berisha, tregon  se pari mentalitetin bajraktar e oriental te ketij maskarai por nga ana tjeter ne kete fryme  e denigron paq kete te fundit si mercenar e te paguar te pushtetit te tij qe ka ne dore gjithcka (edhe jeten apo mbijetesen) - une po te le ty te kesh ato shtepi e pasuri, Une SULLTANI I PLOTFUQISHEM I KETIJ VENDI.

Por nga ana tjeter Bisha jua ben te qarte te gjitha atyre vemjeve te qelbura qe jane lejuar te perfitojne e pasurohen nen regjimn e familjes  dhe qe kane filluar te levizin bishtin tashme qe kane filluat ti bien muret e ti dalin rropullite piramides.

Se dyti perdorimi dhe sherbimi i Lubonjes eshte akoma me tinzar dhe per efekt totalisht te brendshem - qe ka per qellim te vrarit te shpreses mes njerezve te thjeshte, te shpirtit te protestes ne popull dhe deshires per ta bere kete vend normal.   - Perse valle duhet ter rrezikoj une jeten time per te sjelle ne fuqi nje regjim "Rama" ,qe sipas ketyre apologjuesish te regjimit, eshte i ngjashem (i njejti) me Bishen dhe qe do ti beje ketij vendi te njejten dhunim, grabitje e poshterim si ky dobici nga mali - keshtu pak a shume thote Lubonja ne keto 7 vite - gjithmone e me me pak pathos por me konsekuencen e vete kodoshit nga Vicidoli.

Une besoj se Lubonja e di fort mire kete dhe ne mendjen e tij ka racionalizuar se duke bere nje lufte ndaj te dy blloqeve rruan paanshmerine fiktive/iluzore dhe deri diku dinjitetin e pjerdhur qe nje kafshe si Berisha ta shkaterron me nje fjali mjaft te goditur sic beri ne mbledhjen e dylbereve idiot te tij.

Shumekush mund te thote (dhe vete Lubonja mund te racionalizoje) se duke folur tek Fevziu i Bishes i jep vetes nje audience te gjere, te qendrueshme dhe madje degjohet edhe nga ata qe jane armiq te ideve te ti. Lubonja e ka provuar me pare te berit te luftes me mullinjte  eres - dhe tashme ka nje hapesire (qe varete nga Sandri-Fevza- dhe padyshim humori iBishes). Mbi te gjitha kushdo eshte i lire te beje cfare te doje  - Por ne nje regjim te tille uzurpattor e qe ka humbur cdo lloj legjitimiteti eshte e rendesishme fort se ne ckah te historise do te vendosesh (edhe ne c'kah te medias).

Shume shume Lubonja mund ti njihet se ka qendruar mbi murrin ndares (apo me mire tek qenefi i Bishes) duke hedhur topa me balte/bajga here drejt njerit here drejt tjetrit. Per kedo qe ka skrupuj e dinjitet kjo eshte tejet te qenit e mjaftueshme - ato bajga e kane ndyer edhe vte Lubonjen shum me teper se cfare e mendon ai.

Vetem per ti kujtuar atij qe ne Italine ku ai jeton nje intelektual i mirefillte nuk shkon tek programet e Vespes ne mos per te denigruar ate cfare Vespa dhe te ngjashmit e tij perfaqesojne.

Lubonje ka fort te drejte ne shumecka thote edhe ne lidhje me ardhshmerine e veshtire te vendit si dhe mosbesimin qe ka per aftesine apo inteligjencen e Rames neser ne pushtet... por keto jane kthyer ne obsesionin i tij qe tashme nuk cudit kerkend. Perkundrazi me te tille obsesion ai humbet edhe vleren e kritikes reale ndaj Rames si individe dhe shihet thjesht si nje inat meskin dhe infantil.

Mbi te gjitha ne kete moment historik te shqipersie nuk duhet te shtrohet fare ceshtja se kush do te vije neser ne pushtet... nje gje te gjithe duhet ta dijme qe kushdo qe te vije pas ketij monstre te ndyre do te jete shume here me mire. Edhe kafshet qe ka mbledhur per rrethvetes  Bisha nuk mund ta tejkalojne ate ne poshtersi, pabesi dhe ne krimet qe ky zorzop ka bere ne keto 22 vjet. Kjo duhet te mjaftonte per tu bashkuar te gjithe ne rrezimin demokratik te ketij tradhetari te kombit shqiptar. MUA AS ME INTERESON FARE  qe neser te jete ne pushtet rama apo PS, por kushdo qe te jete uroj qe ne si komb e klas politik/ekonomike e shoqeri "civile" te kem nxene mend nga te tilla monstra dhe te mos lejojme me perseritjen e fatkeqesive kombetare si Berisha qe ne rastin e pare e cuan vendin ne shkaterrim te plote ekonomik e shoqeror e ne lufte te hapur civile, sot po e cojne ne rrenim te thell ekonomik dhe lufte klasash -ndasi fetare, origjine, krahine.

Kete rradhen e dyte   madje Bisha na tregoi qartesisht te gjitheve se demokracia ne duart e satrapeve (me ndihmen e paepur te nje populli te pazhvilluar e te paemancipuar/paedukaur) kthehet ne nje sharade te peshtire dhe po aq e deformuar sa regjimi komunist qe kishim me ate kafshen tjeter nga toskeria.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne ate qe thua ti ka nje te vertete, qe kritika e gjithaneshme qe ben  Lubonja, eshte nje ndihme indirekte shume e fuqishme per Berishen, dhe jam dakort per kete.
Por,   si mundet nje intelektual qofte dhe pseudointelektual te jete, qofte dhe gjysem intelekutal, mbase dhe nje  cerek-intelektual,  mos jete dakort me ato qe thote Lubonja.
"Ideja infantile" eshte ajo qe "Nuk duhet ne asnje menyre ta kritokojme Ramen, te denoncjome korupsionin e Rames dhe PS, te kritikojme hapur betonizimt qe i beri Rama Tiranes, te denoncojme bandat qe kane kapur ps, po ashtu sic kane kapur pd".  Jo, ne asnje menyre, kete realitet qe shofim, duhet ta mbajme te fshehur poshte tapetit, nen emer te nje te mire me te madhe qe eshte Largimi i Berishes.

Vetem nje person naiv(ne me te miren e rasteve), ose dikush qe shpreson ne nje shperblim personal (ne rastin me te keq), mund te besoje (ose te beje sikur te besoje) qe me zvendesimin e Berishes me Ramen, e PD me PS, e Topallit me Rucin, e Metes me Bracen, etj... do te conte ne nje Shqiperi me pak te koruptuar, me pak te varfer, me shume drejtesi. Si mundet Rama te kerkoj nje drejtesi te drejte, kur ai dhe shume deputete, simpatizante, sponsor, dhe militante te PS jane po aq te koruptuar sa  ate te PD-se?

Nese rrjedhoja e ideve te Lubonjes nuk eshte ajo qe te  mobilizoje nje reagim ne popull, ne media, ne partite opozitare, per nje reforimim dhe ndryshim komplet dhe konkret ne menyren te berit politike( qe eshte "objektivi" i Lubonjes), por keto krtika te gjithanshme kane si rrjedhoje  justifikimin e Berishen ne syte e popullit (qe eshte arsyeja pse sistemi i le nje vend te flase),  eshte faji i popullit or mik qe eshte i paafte ose i painteresuar ti kuptoje ose/dhe ti zbatoje.

Mbase ky popull  popull torollak, naiv, inreresazhij, egoist,  dhe injorant e stermeriton Berishen, Ramen, Meten, Topallin, Nanon, Finon. Rucin, Bashen, Pollon, etj etj etj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.