Berisha nuk pranon negociata, 5 nga të burgosurit me probleme serioze për shëndetin. Të hënën edhe para Parlamentit!

Postuar në 07 Tetor, 2012 10:10

Teksa kanë kaluar 16 ditë nga greva e urisë dhe kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje, ish- të burgosurit politikë paralajmërojnënjë tjetër protestë ditën e hënë, raporton BalkanWeb.

Ish- të burgosurit politikën, njoftojnë se nesër paradite rreth orës 10:00 do të zhvillojnë një protestë para Parlamentit. Një ditë pas qëndrimit të Kryeministrit Sali Berisha se nuk do të ketë negociata me ish-të përndjekurit politikë, 18 grevistët u shprehën dje se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim. 
Pavarësisht shëndetit të përkeqësuar, organizatorët e grevës tregojnë vendosmëri për ta çuar deri në fund aksionin e nisur dhe se të larguarit do të zëvendësohen me të tjerë ish të dënuar. Deri tani njoftohet se kanë lënë ambientet e grevës tre persona që kanë paraqitur probleme serioze kardiake, ndërsa 2 të tjerë prej ditësh janë nën trajtim mjekësor intensiv në Reanimacionin e spitalit Nënë Tereza.
Ish të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Skënder Tufa, kreu i të burgosurve, ka thënë për A1 se ndaj tij është ushtruar dhunë nga "mercenarët e diktatorit Berisha", ndërkohë ka deklaruar edhe se është keqtrajtuar pak metra larg grevës, dhe asnjë komisariat nuk ia pranon denoncimin.

k.c.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.