Berisha në ‘92: Pushteti ka prishur burra më të mençëm se unë

Postuar në 28 Korrik, 2012 10:21

Në pranverën e vitit 1992, në 22 mars u zhvilluan zgjedhjet parlamentare që i dhanë fund një krize gati dyvjeçare të fillimit të tranzicionit shqiptar. Në këto zgjedhje PD fitoi me 62.09 % të votave. Në librin “Deformimi i PD” me autor Blerim Çelën, jepen debate të mbledhjes së kryesisë së PD, pikërisht pas zgjedhjeve të 22 marsit. Shkruan autori: “Më 22 mars 1992 PD fitoi bindshëm, fitova edhe unë në Tepelenë. Më 23 mars u bë një miting i madh ku foli z.Berisha dhe unë isha në krah të tij dhe të ambasadorit të SHBA-së, z. Rajerson... Në 2 prill 1992 u bë mbledhja e kryesisë së PD për të vendosur postet kryesore në shtet.
I pari foli Gramoz Pashko, i cili tha: “Populli kërkon një njeri të fortë e karizmatik dhe ky është Saliu, jam për president të fortë. Vendimet e qeverisë duhet të miratohen e të firmohen nga presidenti, pra do kontrollojë si ligjvënës”.
Ali Spahia: “Populli e ka vendosur që Ramiz Alia të hiqet dhe po populli e ka vendosur se kush duhet të jetë president”.
Leka Toto: “Populli ka psikologjinë e tij dhe nuk do ndryshime të mëdha legjislative. Presidenti të lidhet me ekzekutivin. Po të gabojë Saliu, morëm fund të gjithë, prandaj duhet ndarje pushtetesh”.
Sali Berisha: “Unë nuk dua të kthehem në Enver Hoxha: edhe në parti, edhe në presidencë. Unë luftova për idealet e demokracisë dhe jo të marr të gjithë pushtetin vetë, se pushteti është i madh, ka prishur burra më të mirë e më të mençëm se unë. Nëse i kthejmë 2 deri në 3 funksione presidentit, them se nuk ka nevojë për më tepër. Kemi Kuvendin popullor, kemi partinë e qeverinë që do të mbështesin njëra-tjetrën së bashku me presidentin”.
Eduard Selami: “Po të kemi një kryeministër të fortë dhe ky të jetë Doktori, do të bëhet pikë goditjeje prandaj duhet të kemi një president me kompetenca më të gjera dhe me një kryeministër që ka kompetencat që ka çdo kryeministër, por jo më të mëdha se të presidentit”. (A.N.)

Në foto: Berisha i fotografuar nga agjencia Corbis në 1991

Comments

Submitted by pd-isti (not verified) on

Duke supozuar qe tekstet e dhena nga Cela jane te sakta (nuk ka arsye per te menduar ndryshe) mund te bejme nja dy komente:

1. Te tere keta qe na paskan perkrahur "Berishen e forte" u shkerdhyen ose u lane pas dore nga ai.

2. Nuk ndodhi sic keta deshiruan, dhe nuk kuptohet pse as Cela po as Nano apo kush shkruan ketu tek Respublica, nuk raportojne si vajti historia. Berisha u be President por pa asnje pushtet real. Tjeter gje se si ai manipulonte PD-ne dhe pushtetin. Nuk kishte me pushtet se Topi deri me 21 prill te 2008. Vetem njehere tek mori pjese ne mbledhje qeverie, i ftuar nga Meksi, me qershor 1992. Ishte dita e pare ne te cilen debatohej mbi reformat qe duheshin ndermarre dhe nje pjese e mire e qeverise/PD-se nuk ishte dakort me Meksin, i cili thiri Berishen qe te tregonte edhe ai qe ishte ne nje mendje. I cili, si cdo here kur i duhej te mbeshteste Meksi, thjesht tha po. Keta qe flasin me lart jane persona qe ne cdo moment sherri Meksi-Berisha kane zgjedhur pa hezitim Berishen, dhe kerkojne qe fajet apo brengat e tyre t'ia kalojne kushtetutes apo shtetit shqiptar te asokohe. I tere pushteti i Berishes vinte nga dy faktore. Se pari, nga aftesia e tij manipuluese (qe nuk eshte e ndryshme nga ajo qe perdori per te marre tere kundershtaret e tij ne qeveri me 2005, si dhe nga ajo qe perdor here pas here per te bindur Ramen t'i veje nga prapa) e njerezve ne pushtet te qeverise, ne PD, dhe ne grupin parlamentar te PD-se. Dhe se dyti, nga fakti qe Meksi nuk zgjodhi kurre te vepronte si Sala dhe kundra Sales. Ishte kjo e fundit edhe arsyeja qe Meksi pati shpesh kundershtare te forte ne krye te PD-se, si Selami, Shehi, Ngjela, Hajdari etj. Ishin po keta, grupi Dash Shehi e Fred Serreqi, qe u bene me Marisa Linon ne dimrin e 1996 dhe sabotuan cdo perpjekje te Meksit per te mbajtur nen kontroll epidemine e fajdeve.

Eshte qartasi akoma heret historine e PD-se perderisa Berisha eshte ne pushtet dhe askush nuk deshire qe ta ridimensionoje kultin e tij. U intereson akoma ta ngrejne lart e me lart, qofte kur jane me te, qofte dhe kur jane kundra. U leverdis nje tek person qe merr te tera meritat ose te tera fajet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.