Berisha inauguron fillimin e punimeve të N/Stacionit 400/110 kiloVolt në Zemblak, mungojnë gjermanët që do ta ndërtojnë!...

Postuar në 19 Qershor, 2013 12:23

Lajmin e bën të ditur Deutse Welle. Megjithëse projekti është një investim i qeverisë gjermane me vlerë 4.4 milionë euro, në aktivitetin përurues ra në sy mungesa e kryesorëve, përfaqësuesve nga Gjermania. 

E pyetur nga Deutsche Welle për këtë fakt, ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Carola Mueller Holtkemper, e rezervuar për shkak të pozicionit neutral gjatë fushatës elektorale, dha këtë përgjigje:  Ceremonia e inaugurimit është përcaktuar ditën e pardjeshme, në mënyrë krejt spontane dhe pa dijeninë tonë. Njoftimi mbërriti në ambasadë në mënyrë indirekte vetëm përpara pak orësh. Në parim, ne presim të informohemi në kohën e duhur rreth vendimmarrjeve të tilla, pasi në fund të fundit është fjala për një projekt partneriteti, i cili është bërë i mundur në sajë të mbështetjes së Qeverisë Federale Gjermane përmes një kredie të butë prej më shumë se 49 milionë eurosh dhe vënies në dispozicion të ekspertëve ndërkombëtarë".

Ndihma gjermane për Shqipërinë ka arritur në më shumë se një miliardë euro. Sektorët kryesorë ku janë përqendruar projektet zhvilluese janë energjia, ujësjellës / kanalizimet, mbështetja për sipërmarrjet e vogla e të mesme, qeverisja e mirë etj.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.