Berisha i vendosur për moskorrigjimin e sistemit zgjedhor

Postuar në 13 Korrik, 2012 06:07

Në emisionin Top Story të Sokol Ballës, ishin të ftuar mbrëmë dy aktorët kryesorë të ndryshimeve në kodin zgjedhor, Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, si dhe dy ish-kryetarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe Ilirjan Celibashi.

Pasi diskutuan për ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor, ata diskutuan edhe për ndryshimin që nuk iu bë; konkretisht, për korrigjimin e sistemit zgjedhor. Ai mbeti proporcional rajonal, ndryshe nga sa kërkuan partitë e vogla, majtas dhe djathtas. Përfaqësuesi socialist, Damian Gjiknuri deklaroi se PS kishte veton vetëm për të bllokuar ndryshime të caktuara, por jo për të detyruar palën tjetër që të ndryshonte sistemin. PS, shtoi Gjiknuri, është dakord që të korrigjohet sistemi në muajt e ardhshëm.

Ndërsa Oerd Bylykbashi, këshilltari më i afërt i Berishës për çështjet zgjedhore dhe ligjore, tha se sistemi aktual duhet ruajtur e provuar edhe disa herë të tjera, sepse nuk është mirë që të korrigjohet sistemi pas çdo palë zgjedhje. Me fjalë të tjera, duket se Berisha nuk do të lëshojë pe për korrigjimin e sistemit zgjedhor, pavarësisht se ka firmosur së bashku me 25 kryetarë partish për korigjimin.

Po përse nuk e do Berisha korrigjimin kombëtar të sistemit zgjedhor rajonal? Përgjigjen e kësaj pyetje mund ta gjeni duke klikuar në këtë nyje:

http://www.respublica.al/node/6165

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.