Berisha i përmend Ramës “burrërinë”. Të jetë keq në sondazhe?

Postuar në 30 Maj, 2013 03:12

Duket se brenda fushatës së PD, diçka duket se nuk shkon mirë (të jetë perceptimi i humbjes?) përderisa Kryeministri është rikthyer  tek gjuha e egër ndaj kundërshtarëve dhe sulmet personale. Pasi riktheu në Shkodër sulmet ndaj të Kristaq Ramës, pasi foli për skizofreni, dje, gjatë një takimi elektoral ka thënë (në përgjigje të këshillës së Ramës që të shkojë të punojë ‘gjysh full-time’):

Me këtë rast më duhet t’i them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurrsesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën shqipe me “gjysëm kohe apo përgjysëm”.

Pastaj akuzon se Rama ka kaluar një rini “të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit” i formës së pashërueshme,” dhe “unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plotë” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysëm burrë siç jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!!!”

Logjika e do, që sondazhet e brendshme të jenë aq poshtë, sa për të mobilizuar të vetët, Berisha duhet të lërë akuzat për taksën progresive e programin e PS, e të rikthehet tek punët “e burrërisë”.

k.c.

Comments

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>Zerat nga PD-ja po pershperisin qe sondazhet e bera nga ata vete, kane dale KEQ, por se sa keq, ate e di nje grup shume i ngushte. &nbsp;Do Zoti u kane dale bloze fare qe ta kuptojne qe jo Poni e Rustani, po as dreqi e shejtani nuk i shpeton dot kesaj radhe.</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>eh mer Sale..... po perse do te krruhesh me Ramen mer daj..... Rama ne rinine e vet kushedi se sa femra ka kalu, dhe jo dosido, por yjet e kohes.... kurse ti vetem Lirine, laj thaj....... dhe i trego burrerrine Edit ti.... qe kur takon edhe sot nje femer skuqesh deri tek maja e veshit..... katunar i dreqit.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.