Berisha bën transparencën e prerjes së pemëve: Fadromat janë të një ish deputeti të PS-së!!!???

Postuar në 11 Korrik, 2012 11:15

Gazetarët e shoqëria civile kanë protestuar lidhur me prerjen e pemëve në Parkun Kombëtar në funksion të zgjerimit të rrugës së Elbasanit. Protesta ka synuar më së pari e më shumti transparencën e aktit, kush ka vendosur, kur është vendosur, çfarë është vendosur, cila është praktika e tenderimit, etj. Lexoni përgjigjen fiu-firifiu të kryeministrit, që praktikisht me këtë gjë s’ka të bëjë fare (ka folur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave): “Nuk mund të mos them që kishte të drejtë Lubonja për atë që i ndodhi në Rrugën e Elbasanit. E fitoi firma e ish-deputetit të PS-së. [Dhe ata] shkuan e bënë luftë me fadromat e ish-deputetit. Të mos krijohet asnjë lloj përshtypje, asnjë dyshim… dhe unë po të isha në shoqëri civile do të kisha dyshime. Të mos krijojmë ngjashmëri që rrisin shkallën e dyshimit. Shoqëria civile e kësaj fushe ka dhënë kontribute të mëdha. Ka folë për mjedisin, kur të tjerat bënin batërdinë me mjedisin” (marrë nga tema.al).

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

<p>Por kur qenka fadroma e PS-se, pse nuk shkon Basha i Bashkise, bashke me Olldashin e qeverise dhe t&#39;ua bejne gropen mu aty, ne vend te pemeve...</p>

Submitted by luani (not verified) on

Ky eshte ne delir total. Po pse ja dha truri fadromave te shkojne e te shkulin pemet te rruga e Elbasanit? S'ishte me urdher te ministrit te rrugeve ne bashkepunim me bashkine e Tiranes?
S'ka faj ky, fajin e kemi ne....

Submitted by gjergj (not verified) on

<p>Cudi e madhe kjo deklarate! Deri dje Basha dhe Saliu u lodhen duke mbrojtur prerjen e Parkut te Liqenit.</p><p>Kush e di kush ua ka terhequr veshin se per shoqeri civile nuk pjerdhin ata!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.