Bazhdari: “Shoqëria shkodrane, ende jo e gatshme të udhëhiqet nga opinioni publik i formësuar në gjirin e elitave që e përfaqësojnë". Strukturat e forcës sime politike nuk ishin në mood-in e tyre më të lartë”

Postuar në 28 Qershor, 2015 10:42

“Shkodra do të bëhet”- kështu e titullon opinionin e vet Keti Bazhdari, kandidatja e mazhorancës në Shkodër e cila humbi përballë Voltana Ademit. Bazhdari ka një shpjegim për këtë që ndodhi, shpjegim të cilin në opinionin e vet e parapërgatit me tablonë gati migjeniane të qytetit verior. “Më kujtohen shumë momente mes takimesh me sytë gjithë shpresë që më vështronin, mes fjalësh gjithë moskuptim e vuajtje që duheshin kuptuar e çliruar, mes zhgënjimesh që nuk duheshin përsëritur, mes lotësh që duheshin përkthyer në buzëqeshje, mes premtimesh me shtrëngime duarsh që duheshin mbajtur, mes fëmijësh që kishim forcën që të ëndërronim së bashku pas çdo takimi me të rritur”, shkruan Bazhdari. E teksa disa nga kampi tjetër shkruajnë e këmbëngulin se vota e Shkodrës është vota e lirisë, vota europiane kundër kuqëlizimit total, Bazhdari, na rrëfen një tjetër pamje: “E dija që do rëndonin mbi kurrizin tonë dhe nga varfëria e këtij popull disa reforma të forta, aq shumë të nevojshme për t’i ardhur era shtet Shqipërisë, e megjithatë e ndërmora hapin e bindur në mirëkuptimin e gjithsecilit që ëndërron të jetë pjesë e Europës së shpejti. E dija që strukturat e forcës sime politike nuk ishin në mood-in e tyre më të lartë, por realisht besova se projekti ynë ishte një inspirim shumë herë më i madh që i tejkalonte pakënaqësitë personale, ndaj s’fola. E dija që enveristët e fundit të kamofluar, zhugatur me blu, do na vërsuleshin si të ishim armiqtë e klasës dhe jo alternativa tjetër me ide e potenciale për ta zhvilluar Shkodrën. E dija…, e dija…, por vendosa të mos flas sepse besoja fort që mekanizmat e kurtheve do i thyente intuita e më të mirëve që përbën opinionin publik të një vendi. Por ndoshta pikërisht kjo ishte e parakohshme, thonë kritikët. S’funksionoi aq sa duhej. Pikërisht ajo që unë, ne, shpresuam më shumë se gjithcka tjetër, duhej të funksiononte ndryshe. Shoqëria shkodrane rezultoi që s’është ende e gatshme të udhëhiqet nga opinioni publik i formësuar në gjirin e elitave që përfaqësojnë vetë atë, siç ndodh në çdo vend të botës. Ndoshta këtu gabuam”. Një letër e hapur pra për qytetarët, mesazhi i së cilës është: ju nuk e kuptuat alternativën më të mirë, sepse ajo është para jush në kohë. Dhe ndryshe nga krahu tjetër, kandidatja e mazhorancës thotë se Shkodra “e humbi” Europën me këtë që bëri, por kjo edhe për faj të Rilindjes. "Refuzuam të kemi të bëjmë me pjesën e errët të realitetit, atë që pati ende forcën ta mbajë gjallë, përballë ëndrrave, shpresës, pasionit, aftësisë, energjisë, mundësisë së ndryshimit e qindra strategjive e netëve pa gjumë, pushtetin e hijeve, të dalë në pension prej kohësh, të shterruar idesh e energjish dhe që zvarritet rrugëve të Shkodrës duke u mbajtur nëpër bastunër ideologjik", vijon ajo(http://www.gazetatema.net/web/2015/06/28/shkodra-do-te-behet/).
Si votoi pra Shkodra përtej raportit numerik? Me votë europiane, apo jo?
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo s'folka shqip mor zotni prandaj nuk qenka zgjedhur, pervec qe edhe kur flet jo shqip ia fut pak si kot, pa e ditur kuptimin e fjaleve jo shqip qe perdor.

Submitted by Bard C. (not verified) on

Keti Bazhdari nuk fitoi ne Shkoder sepse ajo iu imponua Shkodres dhe se majtes direkt nga Qendra, pa marre parasysh pelqimin apo mbeshtetjen lokale. E majta ne Shkoder vazhdon te jete e perçare, prej kesaj politike miope qe vazhdon ti bjere me koke te njejtes dere per ta shembur, asaj dere ku jane thyer kokat e sa e sa kandidaturave mediokre e hipokrite qe nuk i votojne as fisi i vet. Eshte prepotence e arrogance ti propozohet Shkodres intelektuale Keti Bazhdari, nje harbute e tyryfyle qe nuk di me lidhe dy fjale, me te vetmin kontribut qe ka biznes fason ku njerezit rropaten 8-9 ore ne dite per te fituar 5000 leke te vjetra. Ti propozosh Shkodres Ketin, nen sqetullen e LSI, asaj LSI qe Keti vete ia shante mbare e prape liderin  me rastin e videos shtateqind milionshe. Ti propozosh Shkodres Ketin, kur PS lokale i eshte bere çdo operacion i mundshem per t ia shkulur koqet , per ta zhburreruar e sakatuAr ne nje OJQ qe i mban ison Rames ne qender.

Submitted by Arben (not verified) on

Eshte e cuditshme kjo shoqeria shkodrane....bie ne kurthin e prapambetjes...i duhet kohe ta marre vehten..!!!!

E cuditshme, sepse kishin model shoqerine e zhvilluar te periferise se saj (si psh Malesia e madhe, Puka .. dhe ndonje fshat  perreth) qe votuan drejtimin e duhur..! Nuk iu referuan kesaj shoqerine superiore ...qytetaret e Shkodres... por mbeten pre e prapambetjes dhe ideve te shterruara!

Hahaha...keta duan fitore 100% .. ose problemin e ka shoqeria e prapambetur....!!!

Submitted by Durrsi (not verified) on

Shkodra tregoi se eshte qyteti me i ideoligjizuar ne Shqiperi. Kane mbet ende ne vitin 1992. Dikush duhet tua thote se komunizmi ka 25 vjet qe ka dekë. Ka mbet vetem nje komunist. Ai per te cilin votojne shkodranet. Sali Berisha.

Les Valesa, heroi i revolucionit antikomunist ne Poloni ka thene: =Komunisti i kthyer ne demokrat, eshte me i ndyre se komunisti me i keq, dhe e ka pak te varet. Prandaj Berisha sa ishte gjalle as e takoi, as i foli.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Kjo tendenca thuajse maniakale per te qene "elite" nganjehere humb kuptimin si ne rastin e Keti Bazhdarit qe nuk qe e zonja te diplomohej, trashegoi nje biznes me metoda aspak "elitare"  dhe  po keshtu i ashtuquajturi "sukses" eshte nje raport prej skllavopronareje me sklleverit e vet. Jane keto dhe shume fakte te tjera, perfshire kandidimin nen flamurin e LSI-se, qe shkodraneve ia neveriten kete kandidature. Shtoji kesaj edhe mosperfilljen nga ana e Edi Rames te problemeve te qytetareve te cilet u perpoq t'i mashtroje me ndertimin e nje stadiumi por edhe aty duke u rene ne qafe pronareve te trojeve rreth e rrotull.

Submitted by liza (not verified) on

Une nuk kam votu kurre majtas, por kete here voten teme e te krejt rrethit tim per Ketin. ajo ishte  si yll dritet,  intelektuale, energjike, me shume vlera qytetare, me mbeshtetje edhe ne intelektualet e Shkodres edhe ne qeveri, me nje zell per pune qe se kemi pa kurre te kandidatet e Shkodres. Bani nje fushate model me ia pase lakmi tan Shqipria. Por si duket na Shkodranet paskemi shume mekate me la qysh kur nuk e patem risk, por zgjodhem nje cope djathi te mykun qe as ne fyt nuk na kalon.

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Shkodra vdiq ne 2 Prill 1991......dhe eshte shume heret 21 Qershori i 2015 per te RILINDUR.......

Kjo do ndodhe vetem kur te zhduket nga hundet, duhma e tmerrshme e kufomave politike te komunisteve dhe ish-sigurimsave "Demokrate" qe e kane kap "per zhelesh" Shkodren

Keti nuk eshte thjesht "nje e PS-se", por ajo eshte vete "SHKODRA". Ndoshta ky ishte nje moment i mire per Shkodren,  por sic thote Keti, "Ska gje....Shkodra do te behet" dhe kjo ka rendesi me shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.