Baze komenton figurat e PD që i shpresojnë tek “lideri” i ri Basha, dhe ua heq krejt shpresën

Postuar në 25 Korrik, 2013 07:58

A vlen të pranohet shkelja e rregullave të lojës në zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD, me shpresën se ky i fundit, do fillojë të prodhojë ligjshmëri (brenda PD-së) në të ardhmen?

Mero Baze në editorialin e tij të përditshëm te Tema, komenton reagimet e një sërë figurash të respektuara të Partisë Demokratike, të cilët janë larguar ose anashkaluar nga ajo parti për mungesë të rregullave të lojës, që duket se kanë vetëm një shpresë, atë më sipër.

Shkruan Baze për Mustafajn:

“Besnik Mustafaj, i mënjanuar nga partia për shkak të përpjekjeve të tij për të pasur një personalitet të vetin, tani për shembull shpreson se Lulëzim Basha mund të ketë personalitet në të ardhmen dhe t’i vërë kufirin tek thana Berishës. Unë e kuptoj që Mustafaj është duke bërë ironi me Bashën dhe njëkohësisht duke i treguar “pazarin” e bashkëpunimit në të ardhmen, por politika nuk është vetëm një sinjal kulisash...”

... për Zogajn:

“Më i panevojshëm është ditirambi i Preç Zogajt, që e quan Bashën lider të lindur. Them i panevojshëm se ai është një lider i emëruar dhe si i tillë, që kur ka lindur si lider, ka lindur nga Berisha dhe është mbajtur në karrige prej tij. Problemi që vetë Zogaj ka me PD-në është që e heqin nga lista në minutat e fundit se nuk zbatojnë rregullat e lojës dhe sistemin e vlerave...”

...dhe Topin:

“Edhe Bamir Topi, i fundmi i zbuar nga ajo parti, po hesht. E kuptoj se ai ka neveri të flasë për ish- partinë e tij, por sinjalet mashtruese të Bashës për një të ardhme pa Berishën, i bëjnë të gjithë të bëjnë sikur pranojnë këtë defektin e zgjedhjes dhe shpresojnë tek e ardhmja.”

Dhe, pavarësisht shpresës së tyre të shprehur në prononcime publike, ai nuk sheh ansjë shpresë te “Jagoja i Berishës”:

“...Ai është një burrë që nuk është askund i pari, as në shtëpi, as në Bashki dhe as në parti. Ai është një njeri që nuk vendos dot as për veten e vet... Shpresa se ky njeri, i lindur nga një deformim kaq i thellë i demokracisë, do bëhet Jagoja i Berishës dhe pastaj do vendosë demokracinë, është një turp dhe një dorëzim pa arsye para një gënjeshtre që nuk do të zgjasë shumë.”

k.c.

i plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/07/24/nje-shprese-e-rreme-tek-jagoja-i-berishes/

Comments

Submitted by Nail Llogaraja (not verified) on

<p>Kam pershtypjen se me nje logjike te tille te cunguar Mero Baze &nbsp;shpreh kompleksin e tij te inferioritetit si fshatar ndaj nje qytetari. Ne kete rast eshte Basha, por bazeja i Tepelenes &nbsp;e vuan me te gjithe nje gje te tille.</p>

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>&nbsp;Nail mos thurr triko me llafe se fshati qe duket s&#39;do kallauz , mjafton te hapesh syte ,derman...</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.