Bashkia e Tiranës reagon për shtatoren e Rugovës: Rama nuk lejon vendosjen në rrugën që mban emrin e tij

Postuar në 03 Korrik, 2015 03:35

“Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova”. Kështu deklaroi sot gjatë një konference për shtyp nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi. “Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia. Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, “për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak”, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës,” tha Xhindi.  Sipas saj, refuzimi është thjesht dhe vetëm alibi, për të mos lejuar vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë. “Tirana, kryeqendra e shqiptarëve e ka për krenari të lartësojë shtatoret e heronjve të kombit dhe arkitektëve të lirisë së saj. Krah shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, shtatorja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit të parë të saj Ibrahim Rugova i bën nder Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, por mesa duket për Edi Ramën është më e rëndësishme të bllokojë kryebashkiakun Basha, se sa të nderojë, siç u takon personaliteteve të kombit shqiptar. Për fat të keq, ky vendim absurd dhe i turpshëm është jo vetëm në vijim të bllokimeve politike por edhe shenjë mosvlerësimi ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, në vazhdën e qëndrimeve shpërfillëse që Edi Rama ka mbajtur edhe më herët si për shembull në Kuvendin e Kosovës”, tha nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.

Comments

Submitted by MONI (not verified) on

Shume mire e ben. Keshilli bashkiak mbas dates se zgjedhjeve nuk ka me kompetence te mare vendime, vetem ne situata te gjendjes te jashtezakoneshme.

Ja cfare thote neni 31 pika 6 i ligjit qe citon Nevila Xhindi sepse ajo citon pjesen qe i intereson jo komplet nenin.

Neni 31 pika 6, ligji 8652 date 31.07.2000, "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore";

-Ne periudhen nga data e zgjedhjeve e deri ne konstituimin e keshillit te ri, keshilli i meparshem bashkiak ushtron funksione te kufizuara dhe mer vendime vetem ne raste te situatave emergjente.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po kur statujen ta ngreje Erjoni cfare ke per te thene ti zoti Ndriçim, qe te ndriçofte Zoti te ndriçofte?

Submitted by Samir (not verified) on

Nenkryetari i Bashkise nuk duhet ta politizoje ne kete drejtim shtyrjen e ceremonise. Thjesht do te behet kur te vije ne pushtet Erion Veliaj pasi keshtu i kuvendon PS. Eshte me teper nje gjest propogandistik se sa nje mesazh politik ndaj Rugoves.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.