Basha për deklaratën e djeshme të Patozit: Në PD, çdokush thotë atë që mendon…

Postuar në 26 Korrik, 2013 05:36

“Kemi harxhuar energji të panevojshme, zgjedhja e Bashës ka qenë e paracaktuar nga Berisha”. Kjo ka qene në esencë deklarata e Astrit Patozit, kryetarit të Grupit Parlamentar të PD₋së në emisionin Top Story dhe për të cilën Respublca ka njoftuar edhe më parë. Por e reja është se sot kësaj deklarate i është përgjigur Basha. Dhe, ç’ka thënë? Çudinë:  “Në PD, çdokush thotë atë që mendon, atë që do të thotë. Ne jemi dhe mbetemi parti e njerëzve të lirë. Mbi 41 mijë anëtarë janë shprehur qartë, duke dëgjuar zërin e tyre është detyra ime të përballem me sfidat e forta që na presin”, ka komentuar Basha.

Zh.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Vetem ne PD, nuk guxon kush te thote ate qe mendon. PD=PPSH. Thuaje po deshe ate qe mendon!</p><p>Por tani Patozi e tha me ne fund ate qe mendon. Basha duhet te konfirmoje, se ajo qe thote dhe qe mendon Patozi, eshte apo jo e drejte...</p>

Submitted by Nasi l Llogaraja (not verified) on

<p>Une pashe sondazhin ne Balkanweb. Basha dilte fitimtar ngado qe ta ktheje. Nuk e kuptoj rolin e Berishes qe flet Patozi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.