Banka Botërore: Shqipëria kampione e Ballkanit për varfërinë

Postuar në 27 Gusht, 2012 04:44

Gazeta Panorama ka publikuar sot disa të dhëna nga një raport i Bankës Botërore mbi varfërinë në disa vende ish-komuniste. Raporti i Bankës Botërore është bazuar në të dhëna të vitit 2010, kur kriza ekonomike ende nuk e kishte goditur Shqipërinë me forcën e saj të plotë.  Kosova nuk është përfshirë në këtë raport.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria është kampione absolute e Ballkanit në garën për nivelin e të ardhurave familjare 5 dollarë dita – plot 58% e familjeve shqiptare jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë! Në Ballkan, vetëm Maqedonia i afrohet sadopak këtij rekordi me 35%. Edhe në garën për nivelin 4 dollarë në ditë ne mbajmë rekord absolut  me 41% ndjekur në distancë nga Maqedonia me 26%.

Për të gjetur vende me varfëri më të madhe se Shqipërisa në kampin ish-komunist, duhet shkuar në ish-republikat sovjetike të Gjeorgjisë dhe Armenisë, të cilat kanë pothuaj 80% të familjeve që jetojnë me më pak se 5 dollarë dita. Ndërsa Kazakistani dhe Azerbajxhani kanë një nivel të ngjashëm të varfërisë me Maqedoninë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Pucistat e Bankes Botrore ne bashkpunim me Edi Ramen kerkojne te diskreditojne me rezultate false ekonomine e dyte me rritjen me te madhe ne Europe,mbas Gjermanise.Sa e ka Italia??Sa e ka Franca??Sa e ka Anglia??Jane shume poshte ne krahasim me ne,por Banka Botrore ne Bashkpunim me treshen Rama-Topi-Ina Rama kerkon te rrezoje me keto shpifje nje qeveri legjitime,thellesisht Demokratike te dale nga vota e lire dhe e pa deformuar e Shqiptareve.

Submitted by Anonim (not verified) on

mos ki merak se kur te vije ne krye edushi juaj shqiperia do tia kaloje maqedonise.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Patjeter qe do ja kalojme Maqedonise,e madje edhe Serbise................................

Submitted by Anonim (not verified) on

Link te burimit?

Submitted by drini (not verified) on

Cfare na duhet mireqenia neve? Rendesi ka qe u futem ne NATO dhe levizim pa viza neper Europe. Rrofte sa malet Naltmadnia Sali e marrte dite nga ditet e admiruesve te tij

Submitted by Toni (not verified) on

Mendoj se mund te jete dhe me e thelle niveli i varferise, nga sa shprehet ne raport. Pse e them kete. Le te bejme nje llogari; Familja mesatare shqiptare perbehet nga 4 persona gje qe do te thote se 20 dollare ne dite ose 600 dollare ne muaj. Po te kemi parasysh papunesine reale ne shqiperi deri ne 1 milion, do te thote qe sdo familje i takon vetem 1 i punesuar ose edhe me pak, ndersa rroga mesatare nuk i kalon 300 dollare ne muaj. Ne kete kendveshtrim del se kjo varferi mund te jete mbi 80% ne mos dhe me shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.