Autori i krimit, Fier: Pse e vrava? E vrava ngaqë më thosh “fshatar”

Postuar në 30 Korrik, 2012 03:18

Të shtunën në mesditë, në Fier, 36 vjeçari Oltion Toro ka ekzekutuar me armë automatike administratorin e pallatit të banimit, 64 vjeçarin Nasi Memajn, dhe ka plagosur të shoqen e këtij të fundit, Angjelina Memën. Motivi i vrasjes është një banalitet tronditës. Dhe e shpjegon vetë vrasësi pas arrestimit. “Kisha muaj që nuk paguaja detyrimin mujor për ashensorin dhe pastrimin e pallatit. Ishte një shumë prej 700 lekësh që duhej paguar çdo muaj. Administratori e kish rritur këtë shumë në 1000 lekë. Ka pasur dhe familje të tjera, me sa di unë, që nuk e paguanin këtë shumë, por administratori i ish qepur nga pas familjes sime. Madje, edhe duke na fyer. Kur haste nëpër shkallë anëtarë të familjes sime, ai murmuriste: Ja fshatari që don të jetojë në qytet. Ne nuk kishim reaguar asnjëherë, por atë ditë nuk munda më. M’u errësuan sytë, dhe bëra atë që bëra”.

Shkurt, historia mund të përmblidhet në këtë dialog: – Pse e vrave? – E vrava, ngaqë më tha ‘fshatar”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by loni (not verified) on

<p>eshte e thjeshtezuar shume keshtu si e jepni ju. Pse nuk ju ka ndodhur ne jeten e perditshme shqiptare te hasni persona qe jane mjeshtra ne rritjen e nivelit te acarimit te kundershtarit? Qofte edhe kur eshte faji juaj. Kjo ngjarje nuk ka asgje me te rende se sa vrasjet qe behen ne amerike me motivet e degjuara shpesh neper filma: cmenduri e perkohshme. Ligjvenesi amerikan ia ka lene ne dore se pari Prokurotit (DA) per te gjykuar cfare denimi te kerkoje&nbsp; dhe se dyti jurise popullore per te gjykuar a t&#39;i jape vendimin. Tek ne e ka ne dore monedha, pjese e pa shkruar ne kushtetute por qe eshte mbi ligjin. Jeta e perditshme shqiptare eshte shume e stresuar kohet e fundit, kjo fale edhe rritjes se diferencave sociale dhe mungeses se ashensoreve sociale (keshtu i quajne ne France) qe mundesojne ndryshimin e kategorise sociale me pune. Vetem po te kesh mik ne LSI ose mik te forte ne PD mund t&#39;ia arrish qe te permiresohesh. Perndryshe, me pune, eshte e kote. Dhe prandaj dhe nervat jane te prishura, dhe fatkeqesisht here pas here perfundojne ne kete tragjedi. Sidoqofte, besoj se jo pak nga ju keni pasur eksperienca te tilla acaruese ne pallatet ku banoni, per tema si plehrat tek dera e secilit, ashensori qe nuk punon sepse nuk paguhet, muzikat e larta, etj... Me duket se thjesht nuk jemi akoma gati per bashkejetesa ne komunitet.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Duhet pare seriozisht kjo gje.Nuk ka te drejt njeri te paragjykoj tjetrin per preardhjen e tij.</p>

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Edhe ai administratori plehre paska qen por nuk vritet robi ngaqe eshte plehre. Fakti qe ai e vrau do te thote qe ishte fshatar. Nuk ishte mesuar te jetonte ne nje komunitet aq te ngushte sic jane pallatet, ku eshte normale te kesh nje plehre n&#39;pallat. Ik ne burg tani dhe te beje &quot;qef&quot; familja tani pa ty. Mbrove &quot;nderin&quot; dhe le femijet ne mes te rruges! Idiot!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.