Artan Fuga: Refuzova 420 mijë euro nga privati, të hapen llogaritë për të parë sa pushtetarë kanë përfituar nga sistemi privat i arsimit të lartë

Postuar në 25 Korrik, 2015 01:09

Artan Fuga fton të hapen llogaritë për të parë se sa pushtetare, politikanë, nepunesa shteti ose të afërm të tyre kanë përfituar nga sistemi privat i arsimit të lartë privat honorare, çmime, subvencione etj. Fuga, pedagog dhe shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT u është përgjigjur në faqen e tij në facebook, akuzave të lëshuara nga foltorja e Kuvendit kur u diskutua ligji për arsimit të lartë.

“Meqenese nga foltorja e parlamentit qiellor u hodhën stërkala mbi kundershtarët e projektligjit mbi arsimin e lartë, po tregoj një fakt që e hedh në hendek shpifjen se ne kundërshtojmë privatizimin e keq të universiteteve për interesa personale. Ja nje interes: deklaroj se një operator privat arsimi prej shtatë vjetesh me ka propozuar një rroge prej 5000 eurosh në muaj për të qenë president i atij universiteti. E kam falënderuar per respektin. Ishte ne te drejte te tij. Puna duhet paguar. E kam refuzuar. Për këtë ka dëshmitarë”.

Më tej Fuga vazhdon me një llogari që vlejnë për  7 vjet të barabartë me 84 muaj dhe të shumezuar për 5000 euro në muaj që bëjnë 420 mijë euro. Fuga thotë më tej se me kaq para me siguri do t’i kishte lejuar vetes një vilë gjigande në Llogara, do të udhëtonte me helikopter personal drejt ishujve grek për banja dielli e pushime e ku padyshim do të shkruante ligje të ndershme për arsimin.

Comments

Submitted by redon (not verified) on

<p>te gjitha perfitimet kane shkuar te ish ministri arsimit, Genc p....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.