Arta Dade: Jo kandidimit të atyre që kanë humbur në beteja të mëparshme

Postuar në 29 Prill, 2013 03:23

Në mes të etheve të listave të kandidatëve për deputetë, Arta Dade ka më shumë se sa një objeksion lidhur me mënyrën se si po veprohet në PS. Ajo ka shkruar një artikull që është publikuar në Panorama, dhe aty ajo nënvizon idenë se nuk duhen vënë në lista elementë që nuk janë të lidhur me PS-në (“këta refuzojnë të qëndrojnë me ne në betejat politike”, thotë Dade), apo elementë të tjerë që s’e kanë për gjë të largohen për arsye ngushtësisht personale (duhet të ketë në mendje Andis Harasanin dhe Rudina Seserin). Përveç kësaj, ajo “druan se në lista po përfshihen kolegë që kanë humbur në beteja të mëparshme”.

Në fund, ajo “e ka inatin” dhe me ca gazeta e gazetarë, që bëjnë sondazhe apo diversion të sponsorizuara nga parábërës (vallë e ka me gazetën Shqiptarja.com, ku janë bërë kohët e fundit sondazhe, që kanë synuar “të nxjerrin” kandidatët më të votuar e më të preferuar” të së majtës e të së djathtës?).

Vetë Dade, sipas Panoramës së sotme, është menduar të kandidojë në Gjirokastër.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.