Arrihet konsensus për reformën zgjedhore. A do të shtohen shanset për kandidaturën e Shqipërisë në BE?

Postuar në 11 Korrik, 2012 06:02

Shumica e mediave shqiptare njoftuan sot se është arritur konsensusi mes ekspertëve të PD-së dhe PS-së që po merren me reformën zgjedhore. Detajet përfundimtare të reformës do të saktësohen pasditen e sotme, rreth orës 17:00, në mbledhjen e fundit të komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore. Po e lëmë komentimin e reformës për nesër, pasi ajo të zyrtarizohet, dhe le të bëjmë një koment në të nxehtë për shanset e marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE këtë vjeshtë.

Ka muaj që diplomatë dhe politikanë të BE-së përmendin “Marrëveshjen e Nëntorit” si një kusht absolutisht të domosdoshëm për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE këtë vjeshtë. Në “Marrëveshjen e Nëntorit”, përveç reformës zgjedhore, përfshihej edhe reforma parlamentare dhe ajo e imuniteteve. Por, pa më të voglin dyshim, ajo zgjedhore ishte më e rëndësishmja dhe më e vështira për t’u realizuar. Sepse nga ajo mund të varet rotacioni i pushtetit në 2013-ën… Dhe shteti shqipëtar, në 100 vjetët e ekzistencës së tij, ka njohur vetëm një rotacion pushteti përmes zgjedhjesh në kushte normale!

Hamendje: Dy reformat e tjera (ajo parlamentare dhe e imuniteteve) do të përfundojnë deri në mbyllje të sesionit aktual parlamentar. Komisioni Europian do t’i propozojë Këshillit të Ministrave të 27 vendeve të BE-së që Shqipërisë t’i jepet një status i kushtëzuar për fillimin e negociatave të antarësimit në BE, të ngjashëm me atë që iu dha Malit të Zi vjet në vjeshtë. Ky status do t’i aprovohet Shqipërisë me kushtin që zgjedhjet e 2013-ës të jenë të lira e të ndershme, në përputhje me praktikat më të mira demokratike botërore. Në qoftë se zgjedhjet do të çertifikohen si të tilla nga OSBE/OHDIR-i dhe palët në Shqipëri do ta pranojnë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve, Shqipëria vitin tjetër, ashtu si Mali i Zi sivjet, do të fillojë negociatat për antarësimin në BE. Dhe kjo gjë mund ta shtojë ndihmën financiare të BE-së për Shqipërinë me 200 milionë euro në vit, ose mjaftueshëm për të ndërtuar nga një autostradë si ajo Tiranë-Elbasan çdo vit…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>Do ta marrim, do ta marrim edhe kete status. Cfare do t&#39;a bejme ? Pasi mua me duket sikur do te na falin nje elefant ne nje kohe qe kasollja jone nuk e nxe...S&#39;jemi gati, pavaresisht se provimet i marrim si maturantet e sivjetem me te kopjuar me celulare. Dhe hallin e kam se mos &#39;elefanti&#39; po e pa keq qe kasollja nuk e nxe na e prish fare e na le ...ne diell...( Nje rrefim: Nje miku im shkoi per &#39;sevap&#39; tek nje i njohuri i tij dhe si dhurate i beri nje dekoder dhe nje karte, por i zoti nuk kishte as televizor, as sinjal e as antene satelitore...I mbetur keq per dhuraten pa &#39;vlere&#39; u detyrua te beje &#39;investime&#39; te tjera per hir te nje &#39;borxhi&#39; te vjeter...Pyetje: Do te ndodh keshtu dhe me ne nga Europa ?! )...Jemi ne diell...diell tropikal...A u djeg lekura ?!</p>

Submitted by Fred (not verified) on

<p>Rrofsh o Zaloshnja qe i tregon popullit se cdo te thote 1 vit i hedhur posht nga jeta e nje njeriu te mire te urte, te drejte te thjeshte takspagues i rregullt ashtu sic mund te ndihet cilido prej nesh qe besuam dhe shpresuam se ata qe ne zgjodhem te na udheheqin, pervec interesit te tyre do te benin dicka edhe per ne, por duket sheshit se ato 200.miljone qe do te shkonin per rruge shk0lla spitale, forcim te administrates , keta palaco qe kemi ne krye nuk i duan jo pse nuk dine as per cinizem, as per egon e atij qe xhelozohet kur sheh se edhe fukarai mund te ece pa iu bere kepuca me balte apo se femijet e atij qe del tek ushtari i panjohur mund te blejne bluze te reja dhe te mbathin kepuce te bukura. I VETMI ARGUMENT,QE PER IRONI DHE QOFTENGRENESIT NDERKOMBETARE E KANE SHUME PER ZEMER eshte se :SHQIPERIA NUK ESHTE REPUBLIKE PARLAMENTARE, AJO ESHTE NJE REPUBLIKE SUI GENERIS E TIPIT FEUDALO KAPITALIST qe UDHEHIQET NGA FEUDALET te cilet nuk e duan progresin dhe mund ta pengojne ate&nbsp;nese shohin apo ndjejne&nbsp;se si ata qe korrin dhe shijne ne tokat e tyre nje dite do ti hedhin veglat dhe nuk do te punojne me</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.