Anulohet samiti i posaçëm i Bashkimit Evropian për Greqinë, Donald Tusk njofton në Twitter

Postuar në 12 Korrik, 2015 03:44

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk anuloi samitin e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që ishte parashikuar të zhvillohej sot pasdite, njoftoi ky i fundit me anë të një postimi në Twitter. Agjencia e lajmeve “ANSA” thotë se Tusk sapo zhvilloi një takim me presidentin e Eurogrupit, Dijsselbloem, që e informoi për zhvillimet e fundit. Në orën 16:00 do të zhvillohet pra vetëm takimi i 19 ministrave të Financave të Eurogrupit. Fronti i vendeve që nuk përkrahin një ndihmë të re ndaj Greqisë po zgjerohet, në ndërkohë që shpërtheu edhe rasti i Finlandës, pasi parlamenti refuzoi autorizimin e një shpëtimi tjetër të Greqisë dhe qeveria e vendit skandinav mund të bjerë nëse nuk respekton vendimin e parlamentit.

Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Në diskutim është një program i ri ndihmash me një afat prej tre vjetësh dhe një vëllim prej 74 miliardë eurosh. Por këtë nuk ekziston deri tani konsens, e madje përkundrazi ka të ngjarë që tensionet të shtohen. Propozimet greke "duken relativisht të komplikuara si nga përmbajtja edhe sa i përket çështjes së besimit" - tha shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.