Angeline Jolie befason botën me guximin e saj. “Kam hequr gjoksin”, pranon ajo faqe botës

Postuar në 14 Maj, 2013 11:31

Si zor të ketë mbetur ndonjë media perëndimore që të mos ketë dhënë lajmin se aktorja Angelina Jolie ka patur këto kohë një double mastectomy, që me fjalë të qarta në shqip do të thotë që “ka hequr gjoksin për fare si një masë preventive për të evituar ndonjë komplikacion kanceroz pas disa analizave që ka bërë”. Këtë fakt e ka bërë ajo vetë të ditur për publikun. “E bëra për t’u dhënë një mësim grave të tjera; këto të fundit duhet ta dinë se ka një opsion të fortë që të jep mundësinë të mos jetosh me rrezikun e madh për kancerin në gji”, tha ajo në thelb.

Mediat e botës i kanë mëshuar këtij lajmi për një arsye të thjeshtë. Sipas gazetës the Guardian, nuk është një gjë e kollajtë për një grua të re, për gruan më sexy të planetit, e për një aktore me famë botërore në kulmin e karrierës si Angelina Jolie që të heqë atributin kryesor anatomik të vetin, gjoksin pra. Kjo është gruaja më e famshme që e bën këtë njoftim, dhe është gruaja që humbet më shumë se çdo grua tjetër nga ky lajm që ajo e dha vetë. E për këtë, ajo konsiderohet si grua trime dhe e jashtëzakonshme. “Të jesh një aktore e këtij niveli e të pranosh faqe botës se ke hequr gjoksin është njësoj si të jesh një aktor mashkull i të njëjtit kalibër e të pranosh se je gay”, thuhet në the Guardian, dhe me këtë nënvizohet dhe fakti tjetër se sa problematike është në botën e filmit të jesh gay. Lihet të kuptohet se të bësh një coming out është njësoj si t’i vësh minat karrierës tënde.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.