Ambasadori amerikan gazetarëve: Stay tuned, pasi nuk do të dilni huq!

Postuar në 14 Maj, 2013 14:55

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu tha sot diçka, që gazetarët, të gjithë gazetarët, e interpretuan në të njëjtën mënyrë: Në ditët e javët e ardhshme pritet një qëndrim i fortë zyrtar i SHBA-ve lidhur me KQZ-në. Është interpretim i drejtë? Mbetet disi i paqartë mesazhi. Saktësisht ai tha që “në ditët e javët e ardhshme do të themi diçka, që nuk do t’ju lërë të zhgënjyer”. Është ndonjë lajm i mirë lidhur me KQZ-në?, ish pyetja e radhës. “Stay tuned”, u përgjigj ai, që në shqipe rrethanore do të thotë: mbani veshët hapur këto ditë!

Dashje pa dashje ai ka krijuar një pritmëri të madhe. Ai na kish humbur nga sytë kohët e fundit, saktësisht qysh prej takimit në kryeministri me Berishën, në të cilin ky i fundit i bëri me dije se “Muhon do ta shkarkojë”, dhe në të cilin vetë Arvizu-ja i ka përcjellë mesazhin se “shkarkimi i Muhos ëhstë veprim i gabuar e i paligjshëm”. Më pas, edhe kur është shfaqur, “nuk ka qenë shumë në formë”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kolegu (not verified) on

<p>Etja e Berishes per sundim, fale votes se injoranteve, fale &quot;kontributit&quot; te burgaxhinjve dhe te rrugaçeve e krimineleve, del mbi aspiratat amerikane te demokracise. Te mos kujtojme se vota eshte gjithçka ne nje rend demokratik, pasi nje pjese e madhe e njerezve shiten-blehen, genjehen, nuk kuptojne, i rremben emocioni, nuk mendojne gjate, pelqejne aventurieret, disa tremben dhe shume te tjere perdoren, madje kjo kategori perfshin edhe njerez te kategorise &quot;intelektual&quot;.</p>

Submitted by AnonimTr (not verified) on

<p>Shoku&nbsp;i&nbsp;burrit&nbsp;te&nbsp;shtetit&nbsp;thote:&nbsp; &quot;Stay tuned&quot;&nbsp;o&nbsp;shqiptare&nbsp;debila&nbsp;qe&nbsp;me&nbsp;shihni&nbsp;si&nbsp;perendi&nbsp;e&nbsp;qe&nbsp;prisni&nbsp;qe&nbsp;une&nbsp;tu&nbsp;shpetoj&nbsp;nga&nbsp;shpellari&nbsp;juaj.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Hajt per hajer, ishalla....ACT NOW !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.