Alibeaj: “Fajin e kanë ministrat; Berisha nuk mund të ikë prej PD-së”

Postuar në 16 Korrik, 2013 12:11

Enkelejd Alibeaj u la jashtë listave për deputetë të PD-së, e për rrjedhojë ai do të jetë jashtë parlamentit në katër vitet e ardhshme. Por ai nuk ka maraz lidhur me këtë. Përkundrazi, si pothuaj të gjithë të tjerët që kanë patur fatin e tij, dëshmon të njëjtin luajalitet e vlerësim për leader-in e PD-së, që tanimë ka dhënë dorëheqjen. Dhe nuk i kursen fjalët e mira. “Berisha kishte talentin të mbante lidhje të shkëlqyera me bazën dhe dinte ta dëgjonte zërin e bazës”, thotë Alibeaj në studion e programit ‘Prizëm’ në televizionin AS. Dhe saktëson idenë: “Asnjë nga ministrat s’hapte telefonin për demokratët e terrenit; vetëm Berisha e hapte”.

Pastaj vijon: “Berisha nuk mund të ikë nga PD-ja, sepse vetë PD-ja nuk mund të ikë prej Berishës. E shoh në këtë lloj këndvështrimi qëndrimin e tij, si një lloj garanti, si një lloj vigjilenti ndaj krijimit të figurave të reja, staturave të reja politike. [Ky rol] nuk është më në dëshirën e Berishës, është një detyrim për Berishën”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by tim (not verified) on

<p>cfare nxirrni ne gazete or aman...copat e debilave si ky alibeaj duket qe nga emri alibeajjjj</p>

Submitted by Eduard (not verified) on

<p>ore Tim, ti e kupton nga emri nese dikush eshte debil, kshu???? Po c&#39;flet kshu more! Po ku e gjen te drejten te ofendosh njerezit sepse s&#39;te pelqeka emri apo mbiemri i tij. Ty mund te mos te te pelqeje, fytyra, ngjyra, deri edhe emri i nje personi, por s&#39;ke te drejte t&#39;i thuash asgje per keto gjera. Mesoje pra, qe ti, ne nje vend normal do quheshe &quot;i paedukate&quot; dhe s&#39;do te te hidhnin as syte mileti nga perbuzja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.