Albin Kurti: Fryma e bashkimit kombëtar ekziston; politika refuzon ta përfaqësojë

Postuar në 11 Korrik, 2012 10:28

Një shkrim i Albin Kurtit në Zërin e Prishtinës me titull ‘Shqipëria e Kosova nuk janë shtete fqinje’ duhet të jetë mbajtur fillimisht si fjalim, me gjasë diku në Shqipëri, pasi fillon me fjalët: Mirëdita të gjithëve dhe ju faleminderit për ftesën. Por fjalimi ishte me një gjuhë të sofistikuar, e kështu mbante mirë dhe si artikull. Argumenti i tij është bashkimi kombëtar, temë e dashur për Kurtin.

Bashkimin kombëtar e duan shumica e shqiptarëve, ndërsa në ligjërimin politik nuk zihet n’gojesh, thotë pak a shumë Kurti në këtë material. “Kjo kauzë mbetet e papërfaqësuar institucionalisht, mbetet frymë pa institucion”, shprehet ai në mënyrë sintetike.

E më poshtë kërkon që për kauzën shqiptare të luftohet ballazi e faqe botës, e jo fshehtas. Shumë shqioptarë e zyrtarë “na pëshpërisin se si bashkimin kombëtar duhet ta realizojmë tinëz e me dinakëri”, por kësaj i thonë “ta kriminalizosh kauzën e bashkimit kombëtar”, në një kohë që “bashkimi kombëtar duhet të jetë çështje publike dhe shoqërore”, saktëson ai idenë e vet.

Po si i bëhet në këtë kontekst integrimesh kontinentale? Ai e ka të gatshme përgjigjen: “Bashkimi kombëtar i shqiptarëve as nuk e përjashton bashkimin evropian dhe as nuk mund të zëvendësohet prej tij”. E përfundon: “Në këtë aspekt, duhet pasur kujdes që ky bashkim i ardhshëm, që unë besoj është edhe i domosdoshëm edhe i pashmangshëm, të mos jetë i brishtë sikurse pavarësia e Kosovës. E unë jam për shtet të ri për kombin shqiptar dhe jo për komb të ri për shtetin e Kosovës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Ku e ka verifikuar z.A.Kurti qe shumica e shqiptareve e duan bashkimin?????????UNE NUK E DUA.

Per kete jam bindur qysh kur turmat e kosovareve erdhen (pa dyshim me organizimin e qeverise se tyre) per te mundur vullnetin e popullit te

Tiranes ne zgjedhjet e 8 majit 2011.Nuk e kam me te degjuar,kam qene komisionere.Keshtu qe edhe pse per individin Kurti kam respekt,une

nuk e dua bashkimin me Kosoven.

Submitted by njeni (not verified) on

TURP Lora!

Kurti ka thene "shumica", jo te tere, dhe ju dukshem jeni tek "pakica".

Turp qe qenke "bindur" ne 2011! Te kriminalizosh nje bashkesi te tere duhet guxim, dhe ju e keni, meqe qenkeni komisioner i lakuriqit Edvin. Pse nuk kriminalizon 1mije e ca "tironas" qe votuan per te ndjerin H.Milloshi(fatkeqesisht jo i fundmi i enveristeve ne Tirone)!

Bashkimi kombetar duhet te behet, eshte nje aspirate e te gjithe shqiptareve, edhe e gjyshit dhe babait tend nese i njeh, dhe A. Kurti po i shtjellon dhe po i tregon arsyet e bashkimit.

Submitted by maximus (not verified) on

Te thuash apo te mos thuash, te vjellesh apo te mos vjellesh...!

Kur lexon disa komente te vjen vetvetiu te futesh dhe te japesh edhe ti mendimin tend, sepse kaq mund te beje nje njeri qytetar dhe i kulturuar.

Kurse kur lexon disa grimca apo mllefe totalisht te semura dhe te pa sherueshme nga semundja e shekullit, sidomos e ketyre 20 viteve te fundit

ateher megjithmend te vjen te vjellesh.

Ju lutem ketyre komisionereve hajdute dhe te denuar edhe nga drejtesia biles, kur te marrin guximin dhe te shkruajn per Bashkimin Kombetar te pastrohen nga kompleksi qe i ndjek tash 20 vite.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.