Agim Krajka: Dyzet vjet kam krijuar e s’kam përfituar asnjë kacidhe

Postuar në 31 Korrik, 2012 03:43

“Kam dyzet vjet krijimtari, dhe nuk kam përfituar asnjë kacidhe prej së drejtës së autorit. Kam bërë muzikën e tetë filmave shumë të ndjekur, dhe kam kompozuar shumë këngë të tjera, dhe kënaqem me faktin që të tjerët e dinë se janë të mijat”. Ky që flet është Agim Krajka, i intervistuar nga Oliverta Lila e Shqipit.

Më tej, ai ndalet tek muzika e bërë gjatë këtyre viteve të fundit në një ‘regjim të lirisë së krijimit”, dhe nuk arrin të dallojë asnjë risi, prurje a zhvillim interesant në lëmin e muzikës. “Sot bëhet muzikë, hidhet në treg, merren ca para, askush s’pyet për vokalet, [e krijohet muzikë pa identitet]; Franca, Italia, Greqia e Serbia nuk të lënë t’u dhunosh kulturën, ndërsa ne jemi bërë një oborr pa gardh”.

Është shumë i pakënaqur nga muzika që bëhet sot e nga i gjithë ky mund i tij nëpër vite që nuk po mund të përkthehet në vlerë monetare (“djali im e ka përdorur pak një këngën time të kënduar nga Parashqevi Simaku, e ka përdorur në një film italo-amerikan, dhe për kaq pak më dhanë 250 dollarë”, thotë ai), por pasi zbrazet mirë kundër kësaj situate, ai nuk harron të thotë se “është shumë krenar që u kthye nga Amerika në vendin e vet, ku ka shumë zhvillime, sidomos në infrastrukturë, ... dhe është shumë krenar që është shqiptar”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.