Afganistan: Talebanët therin 17 vetë; dyshohet për një plojë ‘mbi motive morale’

Postuar në 27 Gusht, 2012 10:12

Diku, në një cep të Afganistanit të Jugut që është nën kontrollin e talebanëve, këta të fundit kanë vrarë sot 17 civilë; më saktë, i kanë therur. Bëhet fjalë për 15 burra e dy gra. Shumica e agjencive të botës e trajtojnë si një plojë ‘nderi’ këtë krim, por mungojnë raportimet 100% të sakta. Sipas disa dëshmive, viktimat kanë qenë në një party, në një festë me këngë e valle, kur kanë mbërritur ekzekutorët e tyre. Talebanët nuk janë shprehur ende (ata zakonisht nuk vonojnë shumë në rivendikimin e krimeve të tilla), por dyshimet, përveç dëshmive që mbërrijnë nga terreni, ngrihen dhe mbi masakra të ngjashme në të shkuarën, në të cilat viktimat janë ndëshkuar për sjelljen e shthurur perëndimore. Vitin e shkuar, në qershor, në një hotel afër Kabulit, pas një inkursioni të talebanëve në një festë të tillë me ‘rufjanë e prostituta’ që merrnin pjesë në një wild party, gjetën vdekjen 20 vetë. Talebanët nuk mendohen dy herë kur vjen puna për të ndëshkuar bartësit e veseve të perëndimit.

E.G.

Comments

Submitted by aba alba (not verified) on

Kanuni i Afganistanit. Per Kanunin shqiptar zor se e lodh ndenjesen njeri ne bote se nuk ka interes. Jemi edhe ne mes te Europes, madje! Per Afganistanin ku njeriu ha njeriun realisht, sepse ky eshte standardi atje, bejne cudi. Hipokrizia ka zene majat e diturise njerezore.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne Shqiperi ndodhin shume pak vrasje me motiv kanunin, por media jone amatore i zmadhon per ti vene fajin Berishes. Lexo ndonje statistike sa vrasje ndodhin me kto motive.

Submitted by H (not verified) on

Pyet njehere Gjin Markun, se ta thote ai sa vrasje behen per kanun

Submitted by Gjon (not verified) on

më saktë, i kanë therur...

E.G.  me sakte, i kane prere koken qe eshte shume  me ndryshe nga " i kane therur" ...

Submitted by H (not verified) on

C'thua mor Gjon, po keta shyqyr qe e gjeten lajmin, e keputen dhe e qethen sa ne fillim, ne mes e ne fund dhe na e serviren per te mbajtur gjalle komentet e anonimeve. Se helbete u bene ca ore qe nuk komentohet ne menyre perverse e per te kenaqur pasionet e krereve te faqes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.