7 arsye pse vriten policë sipas një drejtuesi policie

Postuar në 05 Mars, 2013 04:20

Shemsi Prenci, një nga drejtuesit e policisë që me sa duket e ka gjetur rrugën e sfidës ndaj atyre që e larguan nga posti - duke dalë hapur dhe vazhdimisht në media, ka renditur në një intervistë në TemA arsyet e vrasjeve të punonjësve të policisë. Thotë Prenci:

Së pari, organizata e policisë është një organizatë e ekspozuar në luftën kundër krimit.

Së dyti, organizata e policisë nuk është depolitizuar, pasi përdoret dhe terrorizohet nga politika.

Së treti, organizata e policisë është e tradhtuar. Kur punonjësit e policisë marrin iniciativën për të zbatuar ligjin mbi biznese kriminale, mjafton një telefonatë e pushtetarëve dhe viktimizohen punonjësit e policisë, përjashtuar “KUPOLA”, e cila merr pjesën nga korrupsioni e krimi ekonomik.

Së katërti, punonjësve të policisë nuk iu është siguruar asnjë kusht për të përmbushur detyrën dhe për të siguruar familjen.

Së pesti, karriera në polici nuk bëhet profesionalisht, por nëpërmjet nepotizmit dhe përkrahjeve politike.

Së gjashti, organizata e policisë është e tradhtuar dhe nga vetë “KUPOLA” që e drejton Policinë e Shtetit, kjo sepse ata punojnë vetëm me urdhra politikë.

Së shtati, punonjësi i policisë në cilindo rol apo pozicion që të jetë kërcënohet me vendin e punës nga deputetë, zyrtarë të lartë të shtetit dhe fëmijët e tyre që kërcënojnë në emër të baballarëve. a.n.

Comments

Submitted by horri numer 2 (not verified) on

<p>dy fotot ne fjale&quot; kjo e ketij shkrimi dhe ajo poshte me Fulen, deshmojne komedine dhe komedianin e ketyre 20 viteve. Shihjani fytyren dhe gjestet te kuptoni ne duar te kujt jemi. Medet</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Më se e drejtë me të tillë drejtusë çfarë mund të presëah ky është përfundimi</p>

Submitted by Tare (not verified) on

<p>Kur flasin ata te renet nga karriget, askush nuk i beson. Ata tregojne dobesine e atyre qe i perdorin.</p>

Submitted by loni (not verified) on

<p>Keto nuk jane drejtues miq, keto jane kriminele dhe vetem kriminele...vucidolasi i konvertuar ne demokrat ka 20 e kusur vjet qe e ka treguar veten se kush eshte...kriminel, hajdut, shtet e komb shkaterrues...vret naten dhe shkon e i qan diten te vraret qe tashme jane sa malet qe rrethojne Vucidolin...keshtu edhe ky maskara eshte i rrethuar nga krimi e po e mbysin vjedhjet e vrasjet qe ka bere...ja ne dorene kujt jemi dhe faji eshte i yni, vetem i yni qe akoma e durojme kete injorant kriminel qe edhe shtetin e ktheu ne bande cubash.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.