5 gjuhëtarë për standardin

Postuar në 28 Korrik, 2012 03:58

5 gjuhëtarë mbrëmë në emisionin e gazetares Ilva Tare i janë përgjigjur pyetjes: A po ndikon Këshilli Ndërakademik ndryshimin e standardit të gjuhës shqipe? Disa prej tyre mendojnë që një Kongres duhet të miratojë vendimet e Këshillit Ndërakademik, por ende është e paqartë për çfarë ndryshimesh konkrete flitet. Ja 5 pohime të shkëputura nga debati i të ftuarve të Tares:

Kolec Topalli: Asnjëri nuk pretendon që ky këshill ndërakademik, ka për detyrë të krijojë një standard tjetër. Këtë standard që kemi ta përmirësojmë me rregulla drejtshkrimore. Duam ta zhveshim nga përjashtimet e shumta në mënyrë që standardi të mësohet më lehtë, të jetë më i zhdërvjellët dhe të jetë më i përdorshëm. Këshilli do vazhdojë mbledhjet e tij derisa të mbaroj së analizuari të tëra problemet. Mendohet që pasi të mbarohet kjo punë e këtij këshilli akademik, këto ndryshime të zyrtarizohen, mund të ligjësohen nga një organ kuptohet në të cilin do të jenë dakort edhe qeveritë e parlamentet e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës

Ledi Shamku: Standardi, përsa kohë e ndihmojmë, e ushqejmë, e ujisim, ai rritet. Askush nuk do të na pyes ne gjuhëtarët. Ne kemi në dorë ta orientojmë disi atë por gjuhëtarët nuk e bëjnë gjuhën, folësit e bëjnë gjuhën. Për të vërtetuar fjalën e Rusoit, i cili ka thënë 300 vite përpara: “Gjuhët do humbasin në muzikalitet dhe do fitojnë në saktësi’’ që do të thotë do të sjellin sa më shumë fjalë në kuptime të qarta sic ka ndodhur me anglishten, fjala vjen kështu që jemi para këtij stadi.

Aljula Lubani: Kemi një problem shumë të madh, që pas 80-ës me heqjen e gjuhës shqipe, në shkollën e mesme. Me një përmirësim, unë besoj të ndryshoj edhe situata e përdorimit të shqipes. Do të jetë më e lehtë dhe do të studiohet më shumë. Nuk ka nevojë të mblidhet përsëri një kongres. Mund të jetë ky këshill akademik dhe mund ti jepet tagri i një institucioni të përhershëm që në mënyrë periodike të merret me standartin e shqipes. Nuk ka nevojë për diskutime të gjata publike.

Seit Mancaku: Këshilli ndërakademik mendoj se është zgjatur shumë, në problemin e drejtshkrimit dhe janë lenë pa diskutuar shumë gjera të tjera, që ka të bëjë me politikën gjuhësore që duhet të ndjekim sot si përshembull me problemin e marrëdhënies së gjuhës standarde me shkollën, sesi duhet edukuar brezi i ri me standardin, mënyrën sesi duhen harmonizuar njohuritë në shkollë me standardin dhe me dialektet njëkohësisht.

Mehmet Celiku: Në mbledhjen e fundit u diskutuan ide konkrete shumë të rëndësishme, si përshembull ajo e ë-së, së patheksuar për këtë u referua dhe u debatua. Në një mbledhje të ardhshme do të përfundojë kjo çështje. Unë e kam theksuar që këto rezultate të këshillit duhen diskutuar në publik, në një afat kohor të caktuar. Përshembull 1 vit, pastaj të vendoset më e mira, nga një forum që mund të jetë një konferencë, mund të jenë delegime dhe ata të vendosin. (A.N.)

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Nga keta te mesipermit vetem kater jane gjuhetare, e pesta, Ledi Shamku nuk eshte gjuhetare, eshte... llapiste.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.