400 mijë dollarë të tjerë për lobuesit (5 ditë pas sulmit mbi KQZ dhe po atë ditë që Podesta nisi “emailin informues”)

Postuar në 14 Maj, 2013 13:32

400 mijë dollarë të tjerë të miratuara me urgjencë (madje të marra nga fondi reserve) i janë nisur lobuesve të Berishës në SHBA 5 ditë pasi u shkarkua Ilirjan Muho i KQZ-së në Kuvend.

Televizioni Top Channel raporton se ka mundur të sigurojë përmes burimeve të tij në Ministrinë e Financave këtë vendim të Këshillit të Ministrave të datës 19 prill 2013, në të cilin thuhet se: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 45 të ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor si dhe nenit 13 të ligjit për Buxhetin, me propozim të Ministrisë së Integrimit, Qeveria vendosi akordimin e 40 milionë lekëve Kryeministrisë”.

Paratë sipas VKM-së së miratuar do të përdoren “për shërbime në fushën e kërkimeve ligjore dhe lobizmit për forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, cka do të thotë që paratë kanë qenë të gatshme për t’u përdorur një muaj më parë. Ndoshta mund të jetë rastësi, që pothuajse në të njëjtën ditë me miratimin e vendimit të qeverisë, kompania Podesta përmes një “e-maili informues” dërguar mediave ndërkombëtare merrte në mbrojtje qeverinë shqiptare dhe kishte hequr komentet kritike pikërisht për cështjen e KQZ-së të Drejtorit për Euroazine në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur. Pas publikimit në media të këtij e-mail, Podesta u tërhoq dhe deklaroi se ishte një gabim të cilin e kishte korigjuar më pas….(a.n.)

 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=257044

Foto: Grupi i ekspertëve të Podesta

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Keta paskan dale me per vete &nbsp;&quot;kepuce te kuqe&quot;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.