18 familjarë, kunetër, bashkëshortë, prindër e fëmijë, në listat për deputetë, por në parti të ndryshme!

Postuar në 12 Maj, 2013 07:49

Shqiptarja.com ka hetuar sot në listat e kandidatëve të partive duke zbuluar se janë plot me bashkëshortë, kunetër, prindër e fëmijë, që kandidojnë për parti të ndryshme. Asgjë mund të mos jetë kundër-ligjore, por ka një problem... sa shanse ka që të bëjnë luftë politike të pakompromis në Parlament?

Sipas Shqiptarja.com, familjarët e kampeve të ndryshme, janë:

Lefter Koka (LSI) – Agron duka (PR) (qarku Durrës) - kunetër

Fatmir Mediu (PD/PR) (qarku Korçë) – Ilirian Celibashi (PS) (qarku Fier) – kunetër

Nard Ndoka (PD) (qarku Shkodër) – Frrok Gjini (PDK) (qarku Tiranë) – kunetër

Ilir Meta (LSI) (qarku Tiranë) – Monika Kryemadhi (LSI) (qarku Lezhë) – bashkëshortë

Belma Muka (FRD) (qarku Tiranë – Sait Fishta (PS) (qarku Shkodër) – kunetër

Lufter Xhuveli (PD) (qarku Durrës) – e bija, Adriana (P. Agrare Ambientaliste) (qarku Tiranë) – atë e bijë

Ardian Elezi i pari i listës FRD – Lavdim Murat Elezi i dyti i listës PS – Qemal Mustaf Elezi i dyti i listës LSI - (qarku Kukës) – janë i njëjti fis

Po ashtu dhe kandidatët e PD-së Hysni Sharra (Qarku Vlorë) dhe Myqerem Tafaj (Qarku Tiranë) kanë sipas gazetës plot të afërm në listat e partive të tjera.

Listat pritet që t’i miratojë KQZ ditën e nesërme.

k.c.

Comments

Submitted by Kafshisti (not verified) on

Që ta marr vesh unë, ky Iliri dhe kjo Monika do kandidojnë si të LSIsë apo si të PS? Pra e kanë vendin së sigurt në listat e PS apo jo?

Submitted by Kafshisti (not verified) on

p.s: o Edi o merhum, fut Iliru gruan, po ti ore matuf nuk  e fusja dot Lindën në ndonjë vend...?

Submitted by Kafshisti (not verified) on

p.p.s: apo Linda pret post ministri?

se Lirin e dim, merret me fondacionet....

Submitted by RP (not verified) on

po natyrisht qe popull i vogel jemi e do jene keto.Per tu pasur friken jane ortaket,qe pa pasur lidhje familjare bejne qeder me te madh.Sipas meje,eshte krijuar dhe konsoliduar ajo kaste njerezish,qe te zotet apo jo -ç'rendesi ka-tashme jane figura dhe ne zgjedhjet apo ofiqet jane vetem kjo tufe aristokratike-feudale.

Submitted by bbb (not verified) on

Te nderuar nena dhe baballare

motra dhe vellezer

Djallare dhe xhajallare

kuneter dhe baxhanake

Ne ju presantojme Rilindjen e 1 Prillit. Ndaj votoni per ne, per vellezerit, bahzanakerit dhe kuneterit tuaj

Submitted by Anonim (not verified) on

Kthetrat e ketyre nuk len kete vend te eci perpara, te gjithe do punojm per fisin, per kunetrit per femijet e tyre  etj... Ky vend nuk ka te ardhme.

Submitted by Andon ledhi (not verified) on

Sipas porosise se Ramiz Alise KATOVICA vazhdon te respektohet pik per pike....!!!! Kurse populli yne qendron si i droguar perpara televizorit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.