10 nga pyetjet pa fund që një gazetar shqiptar duhet t'ia bëjë kryeministrit

Postuar në 06 Mars, 2013 04:03

Pse nëse dikush do të bëjë biznes në vendin që ai drejton duhet të ketë patjetër më parë besimin e vajzës së tij? Pse kush do të gjejë drejtësi në këtë vend, për t’i vënë kapak dhimbjes për të vdekurit, duhet të përballet me gjyqtarët e manipuluar nga të afërmit e tij? Pse këtij njeriu që komandon një shtet vertikal, po i dështojnë njëri pas tjetrit të gjitha privatizimet e mëdha si CEZ-i, Armo, Albpetroli? Pse në shtetin e tij, në këto procese strategjike, afrohen vetëm sharlatanë ordinerë që pasi kanë venë në lojë gjithë shqiptarët, tallen dhe me të vetë dhe me sistemin që ai drejton? Pse megjithëse privatizimi i Albbetrolit qe një farsë, shteti (shteti i tij) nuk arriti të marrë as 85 milionë dollarët e garancisë së tenderit? Pse njerëzve që i kanë këto para borxh shqiptarëve iu falen apo nuk iu kërkohen edhe borxhe të tjera që arrijnë në shifra po kaq të mëdha? Pse pasi përfundoi në shkallë të parë procesi i 21 janarit ne nuk dimë ende zyrtarisht kush i fshehu filmimet e kamerave të kryeministrisë, kush hoqi gëzhojat, kush i ndërroi tytat dhe gjilpërat e armëve vrasëse, kush e informoi Sali Berishën për vrasjet që ishin bërë nga opozita, për thikat me helm dhe për çadrat pistoletë, për ato 2 milionë USD që ishin shpenzuar për “grushtin e shtetit”? Pse në vendin që ai drejton po bëhet kërdia me vrasje dhe po arrihet deri aty sa të ekzekutohet një komisar policie për çdo muaj, mos vallë ngaqë njerëzit e tij ua dorëzojnë me paramendim, komisarët vrasësve? Pse ai bën sikur nuk i dëgjon paralajmërimet antinacionaliste që i vijnë nga Uashingtoni, ndoshta se i beson më shumë parave të paguara tek Podesta? Pse ai i shpërfill rekomandimet që i vijnë nga Brukseli, po vazhdon me farsën e radhës për referendumin për tre ligjet?

Pyetjet e mesiperme (jane 10 apo 11) i rendit Andi Bushati ne nje editorial ne TemA ku shkruan: "Natyrisht këto janë vetëm pak nga moria e pyetjeve që mund t’i bënte çdo gazetar kryeministrit. Si një politikan me përvojë, Sali Berisha është i pari që ia ka bërë ato vetes së tij. Dhe ndoshta deri më tani s’ka mundur dot t’i japë përgjigje. Ndaj prej një kohe të gjatë ai ka vendosur të fshihet. Të mos përballet. Të mjaftohet për të komunikuar me publikun vetëm nga fjalimet që mban përpara deputetëve dhe ministrave të tij. Duke bërë kështu, që si asnjëherë në këto shtatë vite, situata mediatike të përmbyset për herë të parë në favor të kundërshtarit të tij..." a.n.

 

E plotë:

http://www.gazetatema.net/web/2013/03/05/pse-fshihet-sali-be...

Foto LSA:

Kryeministri Sali Berisha gjate nje "pritje koktej per gazetarët"

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Berishen nuk e urrej me! Te cohet mishi kokrra kokrra kur sheh llumrat prej te cilave rrethohet ky sociopat.</p>

Submitted by Anon (not verified) on

<p>Kot ja keput Bushati, si kodra pas bregut, se kur e ka perballe ate gjeneralet e tij ne arenen e fevzos nuk bene nga keto pyetje, por qendron ne &#39;as shi e as diell&#39; pra &#39;martohen arrixheshkat&#39; i themi ne.</p>

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Per formatin qe i ka shtruar keto pyetje nipi i Hysni Kapos mendoj se duhet t&#39;i drejtoje ato nga foltorja e ps :-p</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.