“Sondazhi” i shqiptares.com, dhe një koment i A. Lelës mbi të

Postuar në 06 Mars, 2013 06:18

Shqiptarja.com po bën një lojë votimesh online, me anë të së cilës synon të nxjerrë mbështetjen që gëzojnë kandidatë të mundshëm për deputetë të dy partive të mëdha në qarqe të caktuara elektorale. Lojra të tilla mbi çështje të caktuara bëjnë të gjitha gazetat (i quajmë dhe sondazhe), por shqiptarja.com ka zgjedhur të hapë gazetën çdo ditë me rezultatet e këtij sondazhi. Titullin kryesor në faqe të parë ia dedikon këtij “lajmi”.

Gazetari Alfred Lela është marrë me këtë problem në një shkrim të tijin të publikuar në Mapo. Ky sondazh, thotë Lela që cytet nga rezultatet që sondazhi jep për Shkodrën, ku e majta fiton medemek 80% të votave, “e parodizon procesin mediatik dhe atë politik”. Dhe me këtë rast shton, se “do të ishte sikur, ta zëmë Partia Socialiste, si pjesë të Konventës së saj të sapombyllur, të bënte edhe një sondazh me të pranishmit dhe të publikonte rezultatet, sipas të cilave, afërmendsh, PS i fitonte zgjedhjet e qershorit me 100 %”.

Dhe e mbyll me një përfundim: “Sondazhi, me lehtësinë e papërballueshme të shifrave groteske mbi emra potencialë, ose kandidatë për kandidatë për deputetë, i dëmton seriozitetin jo vetëm shqiptares, por medias në total”.

Shkrimin e plotë të Lelës mund ta gjeni në linkun: http://www.mapo.al/2013/03/06/sa-e-ka-marzhin-e-gabimit-sond...

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anila Basha (not verified) on

Sondazhi e kandidatët

dhe një replikë e detyruar

Nga Anila Basha

Jam shumë e surprizuar nga reagimi i kolegëve për sondazhin e shqiptarja.com në faqen online dhe gazetë, aq sa jam e kuriozuar nga dëshira, vullneti që kanë shumë kandidatë për deputetë për ta shpërndarë gjithandej sondazhin, aq më tepër, duke ndërhyrë majtas e djathtas madje edhe tek personi im për të shtuar emrat në listën e kandidatëve për deputetë.

Shqiptarja.com, meqënëse kolegu Lela te “Mapo” e kishte përmendur se po bën një gjë “aspak profesionale”, nuk rreket të marrë përsipër të tregojë të bëjë sondazh se kush do t’i fitojë zgjedhjet në 23 qershor. Shqiptarja.com, ka marrë përsipër të hedhë emrat e kandidatëve të të dy kampeve sipas qarqeve në ëeb, dhe njerëzit të mund të shprehen njëherë në 24 orë për kandidatin e preferuar. Shqiptarja.com, nisur nga debatet mes analistëve, shoqërisë civile, apo deputetëve të të dy kampeve, se, kryetarët po zgjedhin apriori kandidatët pa pyetur forumet, këta emra që qarkullojnë nëpër bazë (por që nuk janë të zyrtarizuar nga PD e PS) i hodhi për votim te lexuesit e saj online.

Së pari, nuk rrekemi të marrim përsipër sondazhin sesi do të dalin zgjedhjet në 23 qershor, por marrim përsipër të shohim sesi zgjedhin qytetatët kandidatët e tyre, pra, të dëgjohet zëri i tyre. Fakti se sipas rregullores ju mund të votoni njëherë në 24 orë, do të thotë se këto nuk janë vota reale, por ndjeshmëri dhe angazhim i publikut për kandidatin që do, edhe pse X kandidat, mund të mos e dojë “partia”.

Së dyti, sondazhi i shqiptarja.com, tregon më së miri garën që ndodh brenda partive politike. Meqënëse kolegu Lela merr përsipër të japë vlerësimin për votat që kanë shkuar më shumë majtas, dua t’i them se nuk është faji i shqiptarja.com, pse në Partinë Socialiste mund të ketë më shumë debate dhe diskutime për kandidatët (quhet demokraci e brendshme), sesa në Partinë Demokratike që ka nxjerrë një “urdhër” të prerë që të mos ketë klikime nga administrata e saj në ëeb, për të “delegjitimuar” këtë sondazh të shqiptarja.com. Ne, stafi i shqiptarja.com, nuk shqetësohemi për këtë gjë, kur e kemi të qartë fare mirë se edhe çdo zyrtar i administratës e hap të paktën tre herë në ditë sondazhin e shqiptarja.com, për të parë edhe trendin dhe mënyrën sesi lëvizin kandidatët e supozuar të së majtës.

Së treti, vihet re shumë qartë se në sondazh ka edhe vota që shtohen pothuajse edhe brenda natës, dhe sigurisht këto, jo nga organizatorët. Psh, të bën përshtypje se Anastas Angjeli ka marrë deri në mesditë 1000 vota, ndërkohë që gati 1200 vota i ka marrë Edi Rama. Të jetë i kuotuar në popull në këtë mënyrë emri i këtij kandidati, gati “rrotë më rrotë” me kryetarin e opozitës? Unë këtë, nuk mund ta imagjinoj. Ajo që mund të imagjinoj është se një armatë e tërë studentësh mund të kenë votuar për emrin e Angjelit apo kujtdo tjetër dhe ky nuk është shqetësimi ynë, por angazhim i kandidatëve për të mbledhur klikime.

Së katërti, ndoshta mund të kishte qenë një sondazh më i mirë. Pra që mund të votohej vetëm njëherë dhe jo njëherë në 24 orë. Në fund të fundit, edhe ne këtë gjë e diskutojmë brenda redaksisë sonë. Por, që ky sondazh “vjel” mendimin e qytetarëve, për këtë nuk kemi asnjë dyshim.

Dhe në fund, një replikë e detyruar për kolegun Alfred Lela i cili ka shkruar sot një koment mbi sondazhin e shqiptarja.com:

Më vjen shumë mirë qe e ke parë sondazhin dhe bën analizën e tij për të mirat e defektet. Ajo që më vjen keq në aspektin profesional si dy kolegë, është “xhelozia” e pashembullt dhe etiketimet për shqiptarja.com. Atë që shqiptarja.com e arriti në një vit, i nderuar koleg, gazeta ku ti personalisht punon, nuk po e arrin ta bëjë që prej 4 vitesh, nga dita e parë që ka dalë.

Mua nuk më shqetëson mënyra sesi e komenton ti shqiptarja.com. Po, është e vërtetë. Numri i klikimeve në ëeb është rritur në mënyrë marramendëse. Shqiptarja.com online dhe në variantin print është duke shkëlqyer. Më vjen keq që nuk i kemi idetë kaq konkurrente për ta bërë gazetarinë më shumë konkurruese edhe në mediat e tjera. Sepse nëse do të kishte shembull krahasimi, do të dinim me kë do të krahasoheshim. Fakti pse e bënë ata (pra ne) sondazhin, sepse kanë klikime, dhe e bënë shumë keq, nuk është një argument. Ashtu sikurse unë nuk xhelozohem që shoh se në gazetën tënde me 16 faqe, ka 10 ditë që 6 faqe të plota i ke me reklamat e Ministrisë së Transportit. Nga xhelozia e cmira nuk na vjen asnjë e mirë. Ama nga konkurrenca e ndershme, po, përfitojmë të gjithë, si ti, ashtu edhe unë.

Submitted by Bard (not verified) on

Anila, po e bej kete kritike miqesisht(kesaj radhe). Nese merrni persiper te raportoni preferencat e publikut, perse e beni ne menyre kaq joprofesionale(kete e pranoni edhe vete ne repliken me siper)? A e kuptoni se keni nje mision ne gjithe çka beni, apo thjesht e konsideroni kete nje menyre per te fituar buken e gojes, keshtu qe varja rezultatit? A e kuptoni qe duke nxjerre rezultate kuturu', te papranueshme nga asnje logjike e ftohte, dhe te pabazuara ne asnje metode shkencore, ju ndoshta ushqeni mediumin sot, por e privoni ate nga "ushqimi" neser? A e kuptoni qe i vetmi resurs afatgjate e nje media eshte besueshmeria dhe paanshmeria, apo edhe ju keni vendosur t'i beni mootin profesionit tuaj dhe te futeni ne listat e PS? Ne qofte kjo e fundit, atehere ju mirekuptoj, por kjo nuk justifikon asgje...

Submitted by Andi Kananaj (not verified) on

Pasi e deklarojmë që votuam edhe vet për Dashnor Sulën, Fahri Balliun dhe Eduart Selamin në qarkun e Elbasanit,mbasi i bomë pytje vehtes për Rahim Çotën, Zyhdi Hidën dhe Arben Imamin ( aktori elegant që rrahu një rus pijanec të lezetçëm) u hodhëm nga lista tjetër dhe pamë që donim të votonim me çdo kusht për Agim Lekën, Damian Gjiknurin, Skënder Hasa dhe Çim Hysa (zejm be që nuk janë kushërinj pavarësisht ngjashmërisë së emrave,fotos në fejsbuk dhe statuseve me gabime drejtshkrimore Te Uitteri ). Më tej si kaproj u hodhëm në Kukës ku pamë me kënaqësi që PS-ja kishte 83 për qind kurse PD-ja 82 vota. Këtu votuam të tre kandidatët e PD-së, Avenir Çim Peka, Flamur Noka Peka, Isuf Çela Peka (njeriu që nuk e dimë pse është në listë por që kish më shumë vota se të gjithë për momentin).

Nga ana tjetër kërcyem dhe votuam për Ilir Zelën (të cilin e pamë si vëllain e Vaçe Zelës) Vexhi Muçmata. Kurse për Ram Hoxhën nuk votuam, sepse kishte emrin e babës së diktatorit dhe mbiemrin e ish-diktatorit kështu që e pamë si personazh shumë të rrezikshëm ndaj dhe kaluam menjëherë në qarkun e Tiranës , ku dhe pamë që po bëhej nomi me vota.

Flor Mima, i cili kishte 0 vota kaloi në 5 dhe nuk e kuptuam sesi kushërinjtë e vetë u zgjuan kaq vonë kur ka gjona kaq të rëndësishme. Votum Taulant Binon dhe Sali Berishën, meqë ishin afër, por meqë asnjë nga ne nuk është nga Lushnja, nuk votuam për Tritan Shehun.

Patëm dilemën nëse do të votonim Genc Pollon, ministrin 4D i teknohouse-it, por ndrrum menie dhe i kalum vetëm dy ftesa për FarmVille.

U gëzum shumë që Gert Bogdani 13 votat e veta i kishte të gjitha nga Rruga e Kavajës, kurse Aldo Bumçi i kishte të gjitha votat nga pallati ku jeton dhe Dor Avokati.

Ben Ristani ka vetëm 8 vota por të gjithë e dimë sesi do të përfundojë ky muhabet kur të rinumërohen votat për herë të dytë. Gent Strazimiri kishte vetëm një votë nga Bullgaria, fans ky i çoroditur që e ngatërronte me Flor Mumajesin.

Na bëri përshtypje shumë që 67 votat e Ilir Rusmaijlit ishin të gjitha nga publiku femër.

Kur kaluam tek lista e PS-së nuk mund të linim pa votuar për Mehmet Hasalamin, se e menduam që është Eduard Selami i maskuar si ish sulltan turk në listën e PS-së. Vazhduam duke votuar për Besnik Baraj, Bledar Çuçi me qëllim që ta nisnim nga “b”-ja e pa asnjë paragjykim, në mënyrë që të mos diskriminonim shkronjat që vijnë pas “a”-së. Pasi i dhamë dy vota Ben Malajt, pamë sesi kaloj nga 67 në 257, duke na treguar çfarë magjish mund të bëjë një ish-ekonomist piramidash. Askush nuk u tremb që Elisa Spiropali kishte 140 mijë votues nga 120 mijë në total, por të gjithë u tronditëm kur pamë që Tan i Firences kishte vetëm 7 vota, të gjitha me siglën Karavaxhio. Mbas çerek ore diskutimi kuptuam që Enkeleda Shkreli është Ledi Shamku, kështu që dhe aty qokën dhe kalum direkt tek Musa Ulqini dhe Ndre Legisi si paketë, njëri Lavatriçe tjetri Hollandezi Fluturues ish-LSI. Ilir Gjonin nuk e votuam për të ruajtur satndartin që krijuam me Ram Hoxhën, si ish- bllokmen.

Në ikje e sipër nga kjo listë kuptuam që Luan Skuqi i PD-së nuk kishte asnjë votë, kështuqë e votuam njëher. Ndërkohë ne stafi i KananiKolaKukunjadheDoravokati.com propozuam që Rajmonda Bulku dhe Lajla Përnaska, të bashkohen në një njeri subjekt i vetëm , në mënyrë që të bëheshin tok 6 vota dhe të kapnin standartin e Ndre Legisit, sepse PS-ja rrezikonte të bëhej e mërzitshme si Barcelona.

Që gara të bëhet akoma dhe më e lezetshme në Qarkun e Fierit vendosëm që Ervin Koçin, të cili nuk e njeh njëri por ka 184 vota kokë më kokë me Gramoz Ruçin, ta ndërrojmë kokë më kokë me Mesila Dodën, si personazh mediatik tanimë dhe pa tiroide. Në vazhdim, vendosëm të ndërrojmë dhe Arjon Muçaj, ish pretend për të fituar BB5, me Reiz Çiçon, Ilir Banon dhe Ibrahim Morinën, së bashku. U mërzitëm tek kjo listë e mërzitçme pasi bëmë këto balancime dhe kaluam drejt listës së Durrësit, ku në krye të saj qëndronte Albana Vokshi me 9 vota e gjysëm. Për këtë arsye ajo vendosi të hudhi Blend Klosin në gjyq, i cili është po tek e njëjta listë, në mëmyrë që ti morri noi lek për shpifje. Pastaj kaluam tel lisat e PS-së dhe votuam me një dorë Gazmir Bizhgën dhe Gëzim Agasin, nga gëzimi që nuk paskan vdek akoma sepse i kishim humb diku nga mesi i viteve ’90, kohën kur Metalika kishin akoma flokë të gjata dhe Kurt Cobain nuk kishte vra akoma veten.

Nuk mund të iknim nga kjo listë pa votuar dhe për Osman Metallën për kurajon që mban këtë emër dhe e vënë dhe nëpër sondazhe.

Votuam dhe njëher për Eduart Halimin sepse jemi të bindur të që është gjithnjë Eduart Selami, kjo sepse sa herë na bie rruga nga Kryeministria e shohim që lan me zorrë makinën e Berishës, dhe nuk ka pse të jenë njerëz të ndryshëm.

Votën e 1.000.000 ia dhamë Gon Dukës si biznesmen. Ai di ça të bëjë me lekët.

Hymë tek lista e Vlorës, por nuk arritëm të votojmë për asnjeri ngaqë Andi kaloi gjithë kohën duke thënë sa majtas djathtas “Hë vëlla? Si të ka vëllai ty o vlla?”.

Sa u futëm në listën e Shkodrës, menduam të njoftojmë policinë duke pa që Nard Ndoka vinte vërdallë me shiringa në dorë si burrë i mirë duke u thënë të gjithëve “Unë jam Ministri i Shëndetësisë”. Dhe këtu pati diskutim të zjarrtë nëse Ramiz Çobaj e kishte gjë burrin e Jozefina Topallit (Çobaj), por votën ia dhamë Astrit Bushatit, meqë mund ta ketë ndonjë gjë Andi Bushatin dhe Ditmir Çim Pekën.

Tek lista e PS-së kërkuam më kotë për Falmën, por vota jonë shkoi për Ndue Leart Kolën, meqë Learti nuk ka bo gjo për kushurinjtë asnjëherë dhe ka nostalgji për mbiemrin.

Paulinin dhe Tom Doshin nuk i votum për shkak se mendojmë që kanë boll kushurinj secili.

Para se ta mbyllnim u kthyem dhe njëherë e votuam për Spiropalin, Maklen Mishën dhe Gysin e PS-së.

U nisëm drejt Korçës për ta mbyllur kët muhabet, me kokat varur nga lodhja e çerek orëshit të fundit, ku vendosëm të votojmë për Artan Zaimin, si shok i Bojken Abazit, Eduart Ypin, vëllai i padeklarum i Edison Ypit, Ridvan Boden, vëllai i padeklarum i Zamir Manes dhe Suzana Guxhollin, që të kemi nji medemek femër në listë. Më pas votum me një frymë për Demir Agastra, Ilir Gjakollin, Ilir Pendavinji, Irena Kallço dhe Ylli Ziçishti duke menduar që janë të gjithë emra artistik si këngëtari i Queen, që të gjithë mendonin që duhej Fredy Mërkuri por në të vërtetë quhej Fredbardh Kadilli.

Gjergji Papën tek lista e PD-së nuk e pamë të arsyeshme ta votonim, por e nisëm menjëherë në Vatikan, duke qenë ortodoksi i parë Papë do konkurronte me Papa Neron dhe Ismail Hoxhën, i cili është dhe ky vëllai i padeklarum i Ridvan Bodes, që nga ana e vet është vëllai i padeklarum i Samir Manes.

Deri në datën 15 maj presim oferta…

Submitted by f d (not verified) on

Notova me shpejtesi qe ketu tek mapo e me pas tek shqiptarja e me pas per koment;

Basha ben punen e vet ashtu si dhe Lela te veten, ndersa respublica ndez gjakrat...e te depolitizuarve te anesuar...

Fragmenti i fundit i Leles: "... : sondazhi i shqiptares eshte ne fakt nje pune e brendshme, per zgjedhje te brendshme...ne Partine Socialiste."

Perse duhej te behej nje analize e tere per 'hicgje' ?! Tjeter gje duhet ta kete djegur Mapon ne misionin e saj 'fisnik' - Leximi i ndryshem nga prizmi i lexuesve te rezultateve dhe ndikimi i tyre sado pak dhe  dhe dhe ndonje porosi nga 'sponsoret e grupit'.

Mua nuk me 'grici' aspak ajo lloj lodre e bere nga shqiptarja ; dhe ajo ose e ka bere vet komercialisht ose e ka bere te porositur nga 'dikush' per te patur dhe ndonje 'shoshitje' te parapergatitur per neser.

Gjithashtu nuk me pelqeu qe i 'ktheve' reston kolegut nepermjet ketij web-i, sepse nuk e di ne e lexon dhe viktima te topave qe i hidhni njeri tjetri jane lexuesit te dezinformuar, te trembur e te copezuar.

Submitted by Agroni (not verified) on

Eshte vertet e turpshme qe Anila Basha kthehet ne nje vegel te Edi Rames per te krijuar panik ne radhet e anetareve te Partise Socialiste.

Ky pseudo "sondazh" nuk kishte asnje lidhje me "zerin e mases" por te arrinte te fuste daten te gjithe aytre "te forteve" apo te "vjeterve" te PS-se se ju zbytheni nga emrat e rinj qe kryetari po afron.

Vetem dje ne darke, langojte e Kryetarit (G99 e Mjaftistet) silleshin dhe leshonin mesazhe poshte e larte se:

(1) ne vartesi te mbeshtetjes ne sondazh do te vendosen dhe numerimi i listes;

(2) ata qe jane me "popullor" ne sondazh do te jene pjese e stafit te ri qeverises te PS-se;

Ky varemihes tipik komunist (Edi Rama), nuk ka asgje te ndryshme nga Sali Berisha te cilin te  gjith duam ta largojme. Por dhe te vendosim ne krye te nje shteti nje maskara, rrugaç dhe psikopat si Edvin Kristaq Rama - do te ishte fundi i vertet i shqiperise dhe shqiptarve.

Edhe nje here, eshte per te ardhur keq qe Anila Basha, perulet perpara deshirave te dyshes pronare te Shqiptares te cilet mesa duket kane vendosur te kthehen ne "king makers", pa e ditur se largepamesia e tyre meridionale, nuk arrin te beje dot politikane ne jug te Italise - e jo me ne Shqiperi.

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Pse ky sondazh shqeteson PIKERISHT ...LELEN ?!!!

Submitted by Bard (not verified) on

Jo ore, 80% e kane nxjerre PS fituese ne Shkoder? Hahahaha, kjo gazete duket qe ne emer qe ka probleme me seriozitetin, si nje pamflet gossipesh urbane, llogjesh fejsbuku dhe feministesh hermafrodite. Doni me per mjerimin e gazetarizmit? Me ushtare te tille te veshur me shapka dhe te armatosur me pushke druri pretendon opozita te vije ne pushtet? Kurre mos ardhte ne qofte keshtu!

Submitted by voica (not verified) on

Bard- s'ke kuptuar asgje nga cfare sqaron A.Basha ketu. 80% i Shkodres eshte detaji ku eshte kapur gazetari Lela, megjithese s'ka rob ne Shqiperi te veje bast qe eshte e vertete. Por Lela e kupton mire pse del Shkodra aq, por meqe permend ushtaret me shapka, Lela ka komandant toge Naim Cilin, ic cil ka komandant gjeneral kolonel Saliun. Dhe meqe permende ushtaret, me kujtove ushtaret prej verteti te Saliut dhe Imamit qe parakaluan ne 28 Nentor. Mjere ne ku na kane katandisur. Dhe mire na i bejne!

Submitted by Bard (not verified) on

Voica, faleminderit per repliken, por kjo s'ka bythe ku te rrije, sido qe ta rrotullosh. Lexo repliken e Anila Bashes, dhe mund te arrish vete konkluzionet(ne mos qofsh prekur edhe ti nga Sindroma e Opozitarizmit Zevzek e Budallë). Qe te sqarohemi ne krye te heres, une as nuk e ve ne dyshim urgjencen e rotacionit politik, por me thene te drejten, keto metoda komsomolase per te trembur armikun, siç bente Cerciz Topulli qe kur kish mbetur vetem i rrethuar, vinte dyfeqe neper shkembinj, qe turqit te kujtonin se kishin perballe nje armik te shumte ne numer, keto metoda pra i perkasin shekullit te 19, jo ketij qe jetojme. Nejse, opozita ne Shqiperi s'i ka fituar asnjehere zgjedhjet, por shyqyr zotit kemi nje shprese tjeter: Ata qe qeverisin jane velur me pushtet e para, keshtu qe besoj se do na e japin rezultatin ne tavoline(tani qe u ka ikur edhe frika per zullumet qe kane bere, mbas mallengjimit melodramatik qe shkaktoi Rama ne Twitter duke deklaruar qe nuk do merret  me Berishen mbas zgjedhjeve, dhe qe nuk e njeh ndjenjen e urrejtjes. Une per vete qava nga lehtesimi kur e lexova kete).

Submitted by voica (not verified) on

Bard.

Te me kuptosh dhe ti qe, kur te them qe"s'ka rob ne Shqiperi te veje bast per 80% ne SH...." besoj se jam i qarte ne raport me ate qe ti e quan "sindrome...". Thjesht, qe dje dhe pa lexuar fare keto reagimet e sotshme, e kam pare sondazhin si gare brenda llojit- ki parasysh si u ndie E.Brace kur e thumboi Zhozi ne Kuvend qe s'do jesh me deputet...

E dyta-s'besoj kurre te rezultati ne tavoline ne kete vend; dhe

E treta- ate te qaren nga lehtesimi kur ke lexuar twiterin e Rames, rrezik e kemi bere ne te njejten kohe... Hahahahaha, e bukur ajo pjesa e mallengjimit... Ketu, pra, 100% me ty.

Tungjat.!

Submitted by Toni (not verified) on

Gazetari Alfred Lela, nuk arrine te kuptoje nje gje. Ky sondazh nuk ka lidhje se kush fiton ndermjet partive, por ate te kandidateve brenda  partise. Sherben per kryetaret te dine sa kane mbeshtetjen kandidatet e tyre ne cdo qarke dhe jo partit kundra njera tjetres. Duket sa i ceket dhe siperfaqesor eshte informimi i tije ne kete rast.

Submitted by Agon (not verified) on

KY nuk eshte nje sondazh midis partish por midis kandidatesh te se njejtes parti.

Audienca e Shqiptarja.com eshte pergjithesisht kritike ndaj qeverise(njelloj me vijen editoriale te gazetes).

Nuk ma merr mendja qe zoti lela nuke kupton kete.

As shqiptarja e askush qe ka votuar aty nuk e shikojne si nje sondazh midis partish por midis kandidatesh.

Me e udhes do te ishte ne fakt paraqitja e kandidateve vetem me emer dhe pa ngjyra partiake.

Gjithsesi, artikulli duket me shume dashakeqas  se sa kritik.

Shqip:ZOTI LELA KA PER QELLIM TE BALTOSE SONDAZHET E DERITANISHME QE KA ZHVILLUAR GAZETA DITA DHE DISA AGJENSI MAQEDONASE.

Nuk eshte sondazh.Nuk quhet sondazh.Ska ngjashmeri me sondazh.Ska asnje mundesi ta kuptosh per sondazh.Ai qe ka kuptuar si sondazh eshte vetem ky kuazi-opionionisti me lart.

Submitted by jul cezari (not verified) on

qenka bere si sali berisha kjo anila basha,qe sa i flet per kotesine e "sondazhit" (jam 100% dakord me lelen) fillon sulmet,jo gazeta ime keshtu,gazeta jote ashtu,une kam shitur aq,ti kaq...replike e mjere!
"fakti qe ka me shume vota per PS-n lidhet me demokracine e brendshme te saj "..hajde arsye hajde.me keto perqindje qe nxorri shqiptarja.com rivalizon shume mire gazeten tema dhe dita nga krahu i saj dhe koha jone ,55 apo rd nga krahu tjeter. turp!

Submitted by aliu (not verified) on

Ky gazetari Lela bashke me Botuesin e gazetes ku punon ,jane puthadore te pushtetit e sherbetore te tij .Neser po u ndruan pushtetet keta kur ti shikosh te thurin lavde per pushtetarin e ri .Njerezit e pa afte rojne mbi interesa

Submitted by Anonim (not verified) on

Anila Basha se bashku me Carlon&Almen jane duke bere show si ne cirk, jane thjeshte palaco, apo e thene si The Economist, thjesht 3 clown. Lela eshte i sakte ne analizen e tij, por shqiptareve nuk i mbush dot mendjen kur i zene ethet, pak a shume si me fajdet.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Bravo Anila. Ne fund te fundit ju futet nje risi qe te tjeret nuk e kane bere dot. Dhe synimi i nje gazete kush eshte? Te terheq sa me shume lexues. Dhe kjo i xhelozon te tjeret. Ju keni terhequr shume lexues. Aq sa te gazeta e Leles nuk arrijne te terheqin per gjashte muaj, ju e bete per dy dite. Ju lumte...

Sa per ndonje defekt ai do te riparohet patjeter me kalimin e diteve. Dhe zoti nuk e shpiku boten per nje dite....

Submitted by dritan (not verified) on

Nuk e kuptoj perse merreni me Lelen dhe jo me ate qe thote ai. Ka sh te drejte. Ka kohe qe ne media botohen sondazhe te gazetave te politizuara deri ne thelb e pa kurrfare eksperience si dhe nga disa institute fantazem qe nuk kane as faqe interneti. Kjo eshte taktike politike por Lela ka te drejte kur thote qe kjo gje ul kredibilitetin e shtypit qe pranon t'u servire lexuesve te tij nje gjelle te prishur duke zevendesuar misionin per informim me ate te dezinformimit per qeelime politike. Sigurisht qe fenomeni ne fjale ne forma te tjera ka simetrine e tij edhe dhjathtas por kjo vetem sa e bene edhe me koherente ate qe thote Lela.

Submitted by Taleri (not verified) on

Pse nuk ben dhe Lela nje sondazh tek Mapo: te shpalle si kandidate Henrin, Tullacin me kostum blu, Argiten e Lulen e Bashkise, dhe do te shohe po nuk fitoi PD me rezultatin 100%.

Bravo Anila Basha edhe ky eshte nje mjet per te lodhur kundershtarin dhe per te krijuar konsensus per PS-ne, perndryshe nuk do te shqetesoheshin ata qe i kane thene Leles  te shkruante ate artikull.

Submitted by Maksi (not verified) on

Kjo replike eshte per Bard-in dhe te gjithe si Bardi apo si Lela pa Lesh ne koke,

Duhet te kuptoni dicka se ne lidhje se pse del  ne Shkoder PS 80 % kjo dihet se pse,sepse ajo pjese e Shkodres qe perdor Internet apo qe eshte e QYTETERUAR apo jo MALOK nga fshatrat apo MALESI jane me PS,,,,nuk eshte kaqe veshtir mer njerez.

Dhe fakti tjeter qe PS eshte shume perpara ne sondazh eshte sepse shqiptarja.com ndiqet me shum nga njerez qe jane opozitar nuk don as men as kalem,kshuqe ju DEMOKRATET mos u trembi nga Sondazhi sepse nuk eshte as 30% e elektoratit....sepse sa per dijen PD do humbi me 80% mer Malok te dreqit me ate Salen ne krye...sepse prandaj e dun Maloket ate se i solli nga Muti i Somes mu ne mes te Tiranes dhe prandaj jane krenar se kane nje si Lloji i tyre prej MALOKU ne qeveri!!!

Prandaj mos u merzisni se edhe 110 dite e keni salen pastaj te gjithe neper Male do ikni prap... hahahaha,,por jo se do tiu perzejm ne qe na keni zaptuar tokat por sepse keni KOMPLEKSE INFERIORITETI dhe ksaj radhe nuk keni me cin te krenoheni aty ne qeveri.

Tung Shoki .....hahahahaha iket per lesh edhe nje cik :PPP

Submitted by Elton (not verified) on

E botova kete koment tek shqiptarja.com por nuk e di pse nuk e publikoi Anila. Aty e sqarova sesi mund ta beje sondazhin serioz. Ka me mijera lista proxy ne internet gjithashtu dhe programe falas me te cilat mund te futesh dhe te votosh edhe 1000 here vetem nje person. Anastas Angjeli pershembull nuk ka si te kete marre 1200 vota ne dite nga studentet sepse nese votohet nga vetem 1 IP atehere i bie qe te kene votuar nga 1200 IP te ndryshme. Metoda e vetme eshte PERDORIMI I PROXY dhe kjo metode zbulohet fare kollaj. Qe mos i hy detajeve teknike po te them vetem kaq. Elimino te gjithe IP-te e huaja. Edhe sikur te kene votuar emigrantet vota e tyre nuk ka vlere keshtuqe eliminoji te gjitha. Mbaj ne faqe vetem ip-te shqiptare. Mos lejo as Ip-te serbe qe jane te Kosovareve. Mbaj vetem IP-te Shqiptare dhe aty do ta kuptosh me nje siguri me te larte se per ke votojne Shqiptaret. Jam 100% i sigurte qe nga 44 mije vota qe ka sondazhi nja 10-15 mije i ke vetem proxy ose ke vota emigrantesh qe realisht nuk vlejne. Mos harro qe edhe sikur te eliminosh ip-te e huaja prape sondazhi eshte TEPER I PASAKTE por te pakten ti si Anile do tregoheshe me korrekte. Ska lidhje fare sondazhi me demokracine e Ps-se por ka lidhje vetem me 'demokracine' e proxy-ve te perdorur dhe disa cuna aty ne Ps qe i dine mire keto pune.

Submitted by Anonim (not verified) on

Une jam nje lexues i rregullt i shqiptarja.com dhe doja te shenoja se me kete pseudo-sondazh ia rrasi vetes se vete me shqelm. Vetem nga nje celular smartphone nga shfletues te ndryshem mund te votosh shume here brenda disa minutave te njejtin emer, per me teper po te dish te perdoresh pc duke ndryshuar ip mac mund te votosh sa here te duash i pakushtezuar nga shqetesimet e 24 oreshit. Me nje fjale do e mbyllja: go out shqiptarja.com !!

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Na takon ne lexuesve t'a mbrojme Anilen. Te pakten si vajze.

Nuk mund te poshterohet nje vajze ne kete fare feje.

Eshte vertet e dhimbshme kur sheh perpjekjet mbinjerezore te vete Aniles per t'u paraqitur si inicuesja e sondazhit.

Sado e indoktrinuar qe te jete Anila, ne duhet megjithate t'i atribuojme asaj nje nivel dinjiteti. Ajo nuk mund te shnderrohet ne nje lecke te tille!

Eshte vertet per te ardhur keq per "derenxhene" ne te cilen kemi rene te gjithe.

Sepse duket shshit qe milioneret rishtare-kandidate deputete me ata çunat E PS e G-99 "qe i dine mire keto punet e PROXY sysytem" qendrojne pas ketij sondazhi.

Submitted by matrix (not verified) on

Anila Basha si gazetare ajo nuk mund te beje sondazhe, sepse nuk ka njohurite perkatese.

sondazhet behen nga eksperte te fushave te tjera, dhe gazetari i boton dhe i interpreton ato.

Submitted by Sali CHAVES (not verified) on

O njerez ky nuk eshte sondazh kush fiton me shume vota ne shkoder (meqe po shqetesoheni kaq shume per shkodren ku jo me larg se para dy ditesh e permbytet per te disaten here keshtu qe harroni se shkodranet do votojne si te eksituar djathtas) Ky eshte nje anketim qe mat pelqyeshmerine e kandidateve nga populli, ska lidhje me zgjedhjet. Me kete kod zgjedhor mjafton te jesh ne fillim te listes se do zgjidhesh gjithsesi. "Ju votoni se votat I numeron saliu pa merak " ta thote hapur ai qe do I vjedh si gjithmone, ndryshe do dale vertete me 20% te votave.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.