“Shqipëria në BE, por të ruajë karakteristikat e veta të Lindjes”

Postuar në 28 Korrik, 2012 02:49

Flasim shpesh për ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, por rrallë ose asnjëherë nuk u dëgjohet zëri ambasadorëve të vendeve të Lindjes. Dhe ata ndoshta kanë mendime disi të ndryshme për integrimin e Shqipërisë, përshembull. Të paktën kështu duket nga një intervistë në shtypin e sotëm me ambasadoren e Egjptit në Tiranë, Amina Gomaa, e cila e përfundon mandatin e saj 4 vjeçar pas rreth një muaji- siç raporton e përditshmja “Shekulli”. Pasi rrëfen që 4 vite më parë, që në ditët e nisjes së mandatit diplomatik, i vodhën portofolin në tregjet e Tiranës, se falet 5 herë në ditë në rezidencën e saj, se pëlqen udhëtimet në Dajt dhe Osum dhe se është e dashuruar me gjiret e jugut shqiptar ku bashkohet mali me detin, znj.Gomaa jep edhe një vlerësim politik për integrimin e Shqipërisë në BE: “Shpresoj dhe uroj që ky vend të përmbushë të gjitha kriteret për të hyrë në BE. Por paralelisht me këtë shpresoj që kur të bëheni pjesë e BE-së të ruani karakteristikat shqiptare” – dhe më poshtë, duke sqaruar çfarë ka parasysh me këto karakteristika, thotë: “...Shqipëria është një vend mes Lindjes dhe Perëndimit dhe unë uroj që karakteristikat e një vendi lindor të ruhen edhe kur të bëheni pjesë e BE-së”. Ca më tutje jep një vlerësim për Berishën dhe thotë: “..Kryeministri është një person shumë korrekt shumë mikpritës dhe aspak arrogant”. (A.N.)

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Qenia mes Lindjes dhe Perendimit na ka marre ne qafe me shume se cdo gje tjeter prandaj....</p><p>ik pirdhu me gjithe karakteristikat lindore dhe konsideratat e tua per S.Berishen !</p>

Submitted by Kosovari anonim (not verified) on

Konsideratat e ambasadores jan konsideratat e nji diplomate. Aja nuk asht ne Shqipnie per me ba konflikte. Aja vetem i sherben venit te vet. Pse ambasadori i ShBA tjera ambicione dhe veprime ka, asht nji teme tjeter.
Sa i perket lindjes e perendimit. Ne shqiptaret jemi tregu ne shum lami si budall! Ket e tham sot me keqardhje por fuqishem. Si ne ShBA dhe ne shum vene te botes, vetem ai popull, qe e ka fatin te sheh ma shum se vetem nji kulturë, ma shum se nji kuptim dhe interpretim te jetes dhe vetvetes, qe din te mar pre nji kulture te vjeter si aja e arabve, persianve, omanve dhe e konbinon me ate te gjermanise, te shteteve multietnik si ShBAs etj. kakuptu se si pasunohet e vetja. Por per ket duhet ta kupton njiher, se ka mashum se vetem ate qa ai e ka para deres, se ka pasuni kuture ne secilin ven te botes dhe te secili popull. Neve nuk na ka marë ne qafë qenia e lindjes e perendimit, te ishim Belgjika na kish marë n'qafë qenia e perendimit e perendimit, por ne na kan marë n'qafë menimet si qe ky i juaj z. Duka, ne te cilit munohem t'ja lamë fajin dikujt tjeter, ne ket rast "lindjes" per problemet tona. Problemet tona jan problem tona! Ashtu edhe paragjykimet, fyejet, akuzimet, mospranimi i pergjidhsisë per veteveten dhe veprat e tona. Per t'mir

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.