“Planifikim kaotik i turizmit”. Enver Mehmeti i Shoqatës së Turizmit thotë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për ta mbështetur këtë sektor

Postuar në 24 Korrik, 2015 09:55

“Mungesa e ligjit për sektori e turizmit ka sjellë situatë kaotike në zhvillimin e tij dhe ineficiencë në zbatimin e politikave ekonomike”. Kështu është shprehur për “Tv Scan” kreu i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti. Sipas tij, ligji duhet të jetë i zbatueshëm dhe të përcaktojë qartë prioritetet ku do të mbështetet për zhvillimin e turizmit. Përveç mungesës së një ligji, Mehmeti thotë se, sektori po penalizohet edhe nga fakti se qeveria nuk ka mbajtur premtimet në sektor. Vlera e TVSH nuk është rishikuar, siç ishte premtuar më parë dhe një vlerë prej 20% mbi shërbimet turistike është tepër e lartë në një treg që vuan nga informaliteti. Enver Mehmeti thotë gjithashtu se mungesa e një ligji për sektorin e turizmit, shpesh ka penalizuar edhe investimet e huaja në vend. Sipërmarrësit kanë hezituar në zbatimin e projekteve të tyre për ndërtimin e komplekseve të mëdha turistike, për shkak të mungesës së politikave të qarta në sektor nga ana e qeverisë shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.