“Media amerikane: Fotoja me Obama-n i kushtoi Ramës 80 mijë dollarë!” – sa realist është titulli MAPO-s?

Postuar në 30 Maj, 2013 05:32

Gazeta Mapo ka publikuar një shkrim me titullin bombastik, ku të lë të besosh mirëfilli se Rama ka blerë një foto me Obamën. Në fakt, MAPO i referohet një shkrimi në një blog amerikan, www.dailycaller.com, (“një nga gazetat më të njohura amerikane”, sipas MAPO-s, edhe pse bëhet fjalë për një blog).

E përmbledhur shkurt, Rama thuhet të ketë qenë i ftuar në një takim për fundraising të Obamës në S. Francisco, i ftuar nga një mik i veti, Bilal Shehu, i cili nga ana e tij ka dhuruar 80 mijë USD për fushatën e Obamës. Por, a thotë shkrimi i “gazetës online shumë të njohur amerikane” që “Fotoja me Obama-n i kushtoi Ramës 80 mijë dollarë? Jo, sipas vetë MAPO-s që shkruan: “Gazeta amerikane  (...) lë të kuptohet se 80 mijë dollarë të dhuruar një muaj para pranisë së Ramës në eventin fondmbledhës të Demokratëve është shuma që ka kushtuar kjo foto.”

Pra, “lë të kuptohet”. Dhe secili mund ta kuptojë si të dojë.

Sa për natyrën e interesimit të gazetarit të blogut, 23 vjeçarit Patrick Howley (në foto), në lidhje me një foto për përdorim “Shqipërie”, mbetet një kuriozitet i pashuar. Veç po shkroi Huffington Post për këtë.

k.c.

Shkrimi në MAPO:

http://mapo.al/2013/05/30/media-amerikane-fotoja-me-obama-n-i-kushtoi-rames-80-mije-dollare/

Shkrimi origjinal:

http://dailycaller.com/2013/05/29/albanian-socialist-leader-showing-off-fundraiser-photo-with-obama/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

E çka jane per ishkryetarin e bashkise se kryeqytetit Ramen 80.000 dollar per te ba nji foto me Obamen ?!?

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa për natyrën e interesimit të gazetarit të blogut, 23 vjeçarit Patrick Howley (në foto), në lidhje me një foto për përdorim “Shqipërie”, mbetet një kuriozitet i pashuar. Veç po shkroi Huffington Post për këtë.

Sa i perket natyres duket qe eshte krejt makinacion. Problemi eshte qe me vjen nje djesi se kete pleh po e paguajne shqiptaret me taksat e tyre nepermejt "Po(r)dhes-tas"

Submitted by vezhguesi medias (not verified) on

i paska paguar ca mijera usd Podesta per ta publiku kete shkrim ne median amerikane

Submitted by burbuqja (not verified) on

Dritan Prifti doli ne nje nga televizionet ne vend  e tha hapur se ai i kishte rregulluar zotit Rama takimin me presidentin Obama. Madie zoti Prifti i kerkoi atij qe t'i  ishte mirnjohes per ate foto.

Kulmi i katunarllikut te Rames eshte se mendon se me nje piruetë  te tille do te fitoje zgjedhjet.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Rama kete e ka bere per katunaret, se edhe ata votojne, dhe Sala me perralla te tilla ka 13 vjet ne pushtet...

Per ata qe kuptojne, si puna jote, nuk perdor keto gjera.

Submitted by fidel (not verified) on

me thane edhe se i kishte shkulur veshin Obames. ja vlen per 80.000 euro. madje edhe se kishte udhetuar me traget dhe jo me avion.se harrova. fotja e dyte qe nuk ka dale ende, eshte e rames me obamen lakuriq.

Submitted by çentrale (not verified) on

futja çili futja se shqiptaret e besojne

Submitted by Albi (not verified) on

E ca ka ketu per tu cuditur aman?

Blair merr miliona per "asistencen" e tij, ju po merakoseni per 80 mije euro?

Submitted by ervin (not verified) on

s' do mend qe dhe Rama ka lobuar me Podesta-n e tij se nuk rri Obama dhe staff-i i tij te shfletoje dhe te mrekullohet nga veprat rilindase te neoklasikut Rama qe ka 8 vite qe nuk qullos gje si kryeopozitar pervecse percan dhe ben te rrjedhin vlera nga krahu i tij politik

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.