“Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin” – ironizon Baze mitingun e PD dhe shton: Basha, kryetari i PD, pas humbjes

Postuar në 13 Maj, 2013 14:48

Mitingu i çeljes së kësaj fushate elektorale nuk ishte një miting që kërkonte të shquante fitimtarin e zgjedhjeve, por një miting që kish bërë kujdes të shquante trashëgimtarin e partisë pas humbjes. Ai ishte risia e vetme e asaj feste të zymtë. Ah, po. Ishin dhe thirrjet Ka-qi, Ka-qi… Është fjala për Islamin – komenton Mero Baze mitingun e kësaj mbrëmjeje në Tiranë ku PD ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale.

Baze e quan këtë miting “mitingun e testamentit”: “Nëse kish një gjë që binte në sy në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të PD-së, ishte fakti që Berisha po transferonte testamentin për PD-në tek Lulëzim Basha. Disa mijëra nëpunës me fytyra të lodhura dhe militantë nga periferitë e Tiranës, ishin dekori në të cilin u krye ky rit. Lulëzim Basha u shfaq para dëshmitarëve si njeriu që u jepte atyre shpresë të përballonte Edi Ramën në opozitë. Ai, siç e theksoi dhe vetë, do ta quante tani e tutje Edi Ramën “armik” të tij, të PD-së dhe të shqiptarëve. Edhe pse nuk ish në gjendje të formulonte një filozofi të tij si lider i opozitës së nesërme, Basha u pa qartë se ndjehej i emëruar në detyrë qysh sonte – shkruan Baze. (a.n.)

http://www.gazetatema.net/web/2013/05/13/mitingu-i-testamentit/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

mero sdi si te nxjerre dufin nga njerezit e pafund ne shesh... qe ishte habi per te gjithe, e prandaj merret me keto sqimezira...

Submitted by AnonimTR (not verified) on

E megjithate gjithmone u duhet te vidhni vota se nuk u dalin tamam sa numri i ketyre te " pafundeve a te pa brekeve" qe shkruan ti.

Submitted by Kolegu (not verified) on

Ishte e hene dhe nje pjese e kishin kaluar te shtunen, pra ishin larë.

Submitted by suzi (not verified) on

Islami - "Ka-qi" /shkruan Meroja/ do ua futë Bazës, dhe ish partisë tij që e ka përjashtu.Pandeliu i cili "e ka çliru Kosovën" dhe që nuk e ka as emnin as pranemnin shqiptar, as mendsinë e quan tradhtar Islamin të cilin e kanë përjashtu nga PS. Ai aderoi në PD dhe vetëm tradhtarët mund ta quajn Islamin tradhtar, sepse ai në parti shqiptare asht. Si tradhton personi kur përjashtohet? Vetëm te e majta jon social-komuniste ndodh kjo. Si ajo: "Hajni bërtet - kape hajnin!

Submitted by Gjergji (not verified) on

Moj Suzi, a je ne terezi cfare thua?? Si moj nuk eshte emer shqiptar, moj zonje? E njeh Pandeli Evangjelin kush eshte? E njeh Pandi Raidhin? Etj etj etj. Pra eshte shqiptar Pandi, me emer e mbiemer. Sipas teje emra shqiptare jane vetem emrat myslymane???? A je ne terezi??? Obobobo, cfare budallalleqesh. Madje jo vetem budallalleqe, por jane teza anti-shqiptare totalisht. Teza anti-shqiptare jane keto tuajat. Ortodokset jane shqiptare e shkuar shqiptareve, kane qene dhe jane ajka e patriotizmit shqiptar. THIRRINI MENDJES!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.